Raporti: Taksat për makinat
ne nje vit 10-fishuan të vjetrat
Sipas raportit të Drejtorisë së Transportit Rrugor ndryshimi, në mes të vitit të vitit të kaluar, i ligjit për taksimin e automjeteve ka sjellë një rritje shumë të vogël të të ardhurave në buxhet, por një rritje 10-fish të regjistrimit të makinave të përdorura si kalim pronësie.
TIRANE- Vitin e kaluar janë rritur 10-fish kalimet e pronësisë së makinave të përdorura në Shqipëri në gjysmën e parë të 2011-ës, pas ndryshimit të ligjit, që caktonte një taksë për shitësin. Kjo solli absurdin, e përhapur gjerësisht, që pronarët e makinave, kur i shisnin, nuk e noterizonin kalimin e pronësisë dhe vazhdonte të ishte zyrtarisht pronar, që të mos paguante taksën. Kur ky detyrim fiskal u shfuqizua, kalimet e pronësisë ishin dhjetë herë më të larta.
Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në gusht 2011, mesatarja mujore e regjistrimit të aktit për ndryshimin e pronësisë së mjetit ishte 229, ndërsa në shtator e deri në fund të vitit arriti në 2.952 veprime. Në katër muajt e fundit u kryen 11.808 regjistrime, ndaj 1.832 të kryera në 8 muajt e parë. Fjala është për makina që ndryshojnë pronësi, pra janë të përdorura.
Paketa fiskale për automjetet eliminoi taksën e shitjes, hoqi taksën e importimit të mjetit dhe zëvendësoi taksat vjetore të regjistrimit dhe qarkullimit me një taksë të vetme, që ndryshonte progresivisht sipas viteve të prodhimit dhe cilindratës.
Po kështu, në këtë rritje ka ndikuar edhe ligji për faljen fiskale, megjithëse rezulton që vetëm me pak se 5 për qind e makinave që përfitojnë (42 mijë) janë legalizuar. 4.55 për qind e regjistrit pasiv është bërë aktiv, duke paguar taksat e vitit 2011, ndërkohë që pronarët e 33.307 mjeteve të transportit dorëzuan targat për makinat që nuk i përdornin.
Ndryshimet ligjore nxitën importin masiv të automjeteve. Në analizën e drejtorisë thuhet se deri në fund të gushtit, mesatarisht në muaj regjistroheshin 1.757 mjete transporti, kurse gjatë periudhës shtator-dhjetor 2011 mesatarja mujore ishte 7.979 makina. Nëse për 8-mujorin (janar-gusht) 2011 ishin rreth 14 mijë makina të regjistruara për herë të parë, në katër muajt e fundit (shtator-dhjetor) numri arriti në 32 mijë.
Në arkën e Drejtorisë ka patur rritje nga ndryshimi i taksave. Për periudhën 12-mujore 2011, të ardhurat e realizuara ishin 1.5 miliardë lekë, me rritje 2 për qind nga plani, ose 11 për qind në raport me vitin e kaluar 2010. Megjithatë, nga kalimi i taksës tek karburantet, buxheti i shtetit duhet të ketë patur fitimin më të lartë. Sipas raportit, në sistemin e Interpolit janë kontrolluar 57.076 mjete dhe kanë rezultuar 171 mjete të trafikuara. Dosjet e tyre i kanë kaluar Policisë.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten "Shqiptarja.com")
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23