ILDKP, në raportin vjetor, thotë se Prokuroria nuk ka justifikuar vendimet për pushimin e çështjeve të referuara. “Ajo çka vihet re në raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe në vendimet e pushimit të çështjeve të referuara nga ILDKPKI është se, ndonëse ka një përshkrim teknik të statistikave nuk bëhet asnjë analizë mbi problematikat e çështjeve, shkaqet e pushimit të tyre, apo mbi arsyet e numrit të ulët të dosjeve të dërguara për gjykim”, thuhet në raport. Po ashtu, sipas raporti, nuk ka asnjë reflektim për shqetësimet e ngritura nga ILDKPKI, gjatë këtyre dy viteve, për mënyrën e trajtimit të kallëzimeve penale, për standardet e dyfishta në favor, si gjithmonë, të zyrtarëve më të lartë e më të pasur, etj.
/Shqiptarja.com





