Raporti zyrtar: KFOR negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Pas 8 muajsh, në aleancën më të fuqishme në botë, është zbuluar se me lejen e kujt sulmuesit e armatosur serbë përshkuan malet e Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR u mor vesh me sulmuesit që të ikin nga kishin ardhur.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s, raporton Klankosova.tv.

Për këtë pjesë, ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lankaster që është raportues për Ballkanin Perëndimor, ka cituar një raport të hartuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, veçse jo edhe në paragrafët ku e shpjegojnë në detaje rolin e të shumë kërkuarit serb Milan Radoiçiq në sulmin terrorist të Banjskës dhe të shpallur të padëshiruar në Amerikë e në Britani të Madhe.

Në dokumentin ku tregohet ne detaje historia e Kosovës, e problemet me Serbinë, vëmendje e madhe i është dhënë krejt veriut të Kosovës.

“Në qendër të mosmarrëveshjes janë dy çështje kyçe: mosnjohja (dhe fushata ndërkombëtare aktive kundër njohjes) dhe mënyrat dhe mjetet e integrimit të popullsisë serbe të Kosovës – veçanërisht në katër komunat veriore që kufizojnë me Serbinë, ku serbët përbëjnë rreth 90% të popullsisë. Katër komunat janë ende pjesërisht nën kontrollin e Beogradit, ndërsa Kosova kërkon të afirmojë sovranitetin mbi totalitetin e territorit të vet”, thuhet më tej në raport.

Megjithatë, sfidë vlerësohet të jetë zbatimi i ujdive të arritura mes Kosovës e Serbisë.

Komisioni për mbrojtje e siguri u mblodh të shtunën, në ditën e parë te mbledhjes 3 ditëshe të asamblesë së NATO-s, ku në rend të ditës të hënën është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 26/05/2024 09:17

    Ja pra prap BE dhe nato tregoi qe eshte e padrejt me kosoventa kish bere kosova kete ngjarje do e kishin mbytur dhe abandonuar. Ndersa serbine jo vetem qe nuk e abandonojne por e ndihmojne qe dhe tja hedh pa u lagur. Dhe pse tentoi te nis lufte ne ballkan. Ndersa kurtit i vene saksione per targa dhe per muhabet dinaresh qe jane e drejt e shtetit te kosoves dhe ska pune askush. Europa kurve ka qene dhe do jete dhe ska per tu bere kurre me mire por me keq. Sepse kurre ska qene e bahkuar vertet. O shqiperi lere europen. Behu vet zot per njerezit e tu. Ke energjine , minierat , vetem me keto dy mund te besh shtet shume i pasur dhe duke e kombinuar me zgjedhjen e politikaneve te duhur qe punojne per vendin do jesh hirushe ne ekonomi dhe gjithcka. Ske ce do europen. Europa sdo askend me mire se veten( dmth franca dhe gjermania) se te tjetet jane satelit te tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)