Raportime për pako të dyshimtë
evakuohet aeroporti i Mançesterit

Raportime për pako të dyshimtë<br />evakuohet aeroporti i Mançesterit
Qindra pasagjerë janë evakuuar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Mançesterit në Angli pasi autoritetet raportuan për një pako të dyshimtë.

Udhëtarët janë larguar nga zona e nisjeve brenda terminalit 2 më herët këtë mbrëmje, teksa të tjerët po ndalohen që në hyrje të tij.

Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin e pasagjerëve brenda terminalit 2, por nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pakon e dyshimtë.

Sipas mediave ndërkombëtare fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar