Plot dy milionë euro janë zhdukur nga Ministria e Financave në Kosovë, paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie dhe nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës të ndërmarrë një aksion në këtë ministri, ku është arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.
Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast.
Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë për median kosovare se rasti është në fazën fillestare.
Por, i njëjti nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.
“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin”, tha shkurtimisht ai.
E, nga Ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për një skandal të tillë.
Sipas informacioneve të gazetës Objektiv, Ministria e Financave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.
Ministrja e Financave të Kosovës,Hykmete Bajrami, lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor ndërsa ka theksuar se hetimet ende vazhdojnë.
“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër janë tërhequr dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardhur deri tek denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka filluar dje”, ka deklaruar Bajrami.
Bajrami nuk ka pranuar të japë emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç, ka thënë, mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.
“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte të detajuara. Kemi një kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.
Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
haahah ne ministrine tone te financave jane qindra milione te zgduykura, por nuk denkncohen se jane zyhduke neper xhepet e qeveritareve
Përgjigju