ELBASAN – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Ka qenë një qytetar, i cili ka telefonuar policinë duke pretenduar se ka dëgjuar të shtëna pranë një banese. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku u raportuan të shtënat dhe nu ka gjetur asnjë gëzhojë apo provë të llojit tjetër.
Dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar të shtënat.
Një prej personave të përfshirë mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë. Policia ka shoqëruar disa individë për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve. Report TV sjell pamjet nga banesa ku dyshohet se janë raportuar të shtënat.
"Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen "Vullnetari". Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.", njofton policia.
Komente











