Marco Rubio, emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit

Marco Rubio, emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit

Marco Rubio

SHBA - Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekretar shteti, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times.

Gazeta ka cituar tre njerëz, të cilët kanë thënë se vendimi nuk është final, mirëpo Trump duket i vendosur për Rubion, një besnik i Trumpit, të cilin ai nuk e ka marrë me vete në tiketën presidenciale.

Emri i Rubios është përmendur vazhdimisht në javën e fundit, si njëri prej personave në krye të diplomacisë amerikane në administratën e ardhshme.

Edhe emri i Richard Grenellit – i dërguar i Trumpit për Ballkanin në administratën e kaluar - është përmendur për këtë pozitë.

Nëse emërohet, Rubio do të bëhet arkitekti kryesor i vizionit të Trumpit, “Amerika e Para”, dhe do të çojë përpara synimet e Trumpit për dhënie fund të luftërave në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.

Senatori tjetër nga Florida, Rick Scott, e ka uruar Rubion përmes një mesazhi në platformat sociale, duke thënë se “ai do të ringjallë udhëheqësinë amerikane në botë, sidomos në Amerikën Latine, pasi ai i përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe dinjitet dhe guxim”.

Nominimi i Rubios, kongresist me prejardhje nga Kuba, do të përbente kthesë në marrëdhëniet me Trumpin.

Më 2016, kur ata kanë qenë duke garuar për të fituar nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale, Rubio e ka quajtur Trumpin “mashtrues” dhe “njeriun më vulgar që ka synuar të jetë ndonjëherë president”.

Trump e ka tallur atë si “Marco i vogël”, si dhe për djersitje dhe vendosje të grimit gjatë prezantimeve televizive.

Trump i ka fituar bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa do ta marrë zyrtarisht pozitën në janar të vitit tjetër./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr