RAPORTONI JU - Në Rreshen
policia pa naftë, hajdutet në aksion

RAPORTONI JU - Në Rreshen<br />policia pa naftë, hajdutet në aksion
Përmes Raportoni Ju ALEKSANDER NDOJA nga Rresheni

Kamerat e Bashkisë Rrëshen fiksojnë automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, ndërsa pak minuta më pas shënohen vjedhje spektakolare në mes të qytetit.

Të ashtuquajturat reforma në policinë e rendit, pa asnje studim dhe qëllim që ka policia, kanë bërë që qyteti i Rrëshenit, si kryqendër e Mirditës të jetë jashtë çdo kontrolli. Mungesa e forcës parandaluese dhe goditës, por mbi të gjitha mungesa totale e logjistikës ka bërë që elementi kriminal të trimërohet në ekstrem. Janë evidente tashmë për opinionin dy vrasje të një pasnjëshme 20 metra larg godinës së policisë, por edhe vjedhjet e grabitjet e shumta në shtëpitë dhe lokalet e banorëve. Janë po ashtu shumë evidente edhe sulmet e hapura mbi lokale dhe bisneze ku elementi kriminal tenton të mbjellë frikë e terror me qëllim përfitimi pëmes xhobave.

Vjedhja më spektakolare është shënuar para pak ditësh në qëndër të qytetit Rrëshen. Hajdutët pa më të voglin shqetësim kanë mundur që të hapin 3 lokale rradhazi duke grabitur 10 televizorë plazma. Ajo çfar e bën të rëndë situatën, është se vjedhja nuk ka qënë në ndonjë zonë periferike të qytetit, por pikërisht më në zemër të tij, anës sheshit qëndror “Abat Doci” përballë godinës së bashkisë Rrëshen. Pasi janë thyer lokalet dhe janë nxjerrë prej andej televizorët, janë ngarkuar në dy automjete dhe janë larguar pa u hyrë asnjë ferrë në këmbë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës të datës 1 nëntor. Të nesërmen në mëngjes tre policët e patrullës së qytetit kanë deklaruar se rreth orës 01 pas mesnate nuk kanë pasur asnjë pikë karburant në furgonin e tyre të policisë, dhe janë detyruar ta terheqin me një mjet rastësor, për të dërguar në komisariat.
Kanë qënë kamerat e sigurisë së qytetit që e kanë rregjistruar këtë fakt, por duket se kanë qënë në vëzhgim edhe hienat e natës të cilët pas kësaj u janë sulur lokaleve duke shënuar vjedhje spektakolare në lokalet që vijnë rrjesht një pas tjetrit.

Nga vëzhgimi i serverave të kamerave të qytetit, dallohet qartë se si një makinë tërheq furgonin policisë, por ky nuk është rasti i vetëm. Policët konfirmojnë se një situatë e tillë ndodh shumë shpesh, pasi në fondin e këtij komisariati nuk ka naftë as për shërbimet më te detyrueshme, madje as për të shkuar në vënd ngjarje të ndryshme.

Madje në një rast ditët e fundit, makinës së policisë i ka rënë kamio në tokë gjatë patrullimit, pasi prej vitesh nuk u bëhen shërbimet e nevojshme teknike, dhe një mekanik që e kryente këtë punë është nxjerrë në reformë.
Aleksandër Ndoja - Rreshen

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë