Gazetarët në terren janë heronj. Raportimi nga vendngjarja nuk ka komoditet.

Këtë e dëshmon qartë dhe rasti i gazetares së kanalit turk Kanal D, Fulya Ozturk, së cilës i është dashur të dalë të shtunën përballë kameras për të pasqyruar kaosin në trafik në zonën e Zincirlikuyu të Stambollit.
 
Ajo shfaqet e mbuluar e gjitha nga dëbora, e cila bie pa pushim ndërkohë që temperaturat shënojnë ulje me minus. Gazetarja komenton situtën e trafikut të rënduar në rrugë si pasojë e motit ndërsa në fytyrë i lexohet qartë i ftohti që po përjeton.

Më pas dhe ajo vetë thotë se, fytyra e saj po ngrin për shkak të temperaturave ekstreme.

(d.b/Shqiptarja.com)