Raportuesi për Serbinë në PE: Kosova është çështje kryesore për integrimin evropian të Serbisë

Raportuesi për Serbinë në PE: Kosova është çështje kryesore për integrimin evropian të Serbisë

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, parlamentari sllovak Vladimir Bilçik, tha se përparësia e parë e tij ishte të fliste me parlamentarët në PE për atë që është bërë për të ndihmuar Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai njoftoi se së shpejti do të shkojë në Beograd ku do të zhvillojë disa takime.

“Unë dua të jem një zë konstruktiv që mbështet ambiciet e Serbisë, por edhe një zë i drejtë dhe i hapur për detyrat që duhet të bëhen për të shtyrë çështjen e zgjerimit,” i tha ai N1, transmeton Klan Kosova.

Bilçik deklaroi se Kosova ishte, është, dhe do të mbetet një çështje kryesore për integrimin evropian të Serbisë.

“Kjo është arsyeja pse unë po them se ne kemi nevojë për përparim, ne kemi nevojë për të zhbllokuar negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha ai.

I pyetur nëse kjo ishte e mundur në këtë pike ku ndodhen marrëdhëniet, ai u përgjigj se “nëse zgjerimi i BE është qëllimi përfundimtar, atëherë ai duhet të jetë i mundur”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh