Pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur organizimin e festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentisteve Popullor. Edicioni i 11-të i këtij festivali bëri bashkë në vendvarrimin e heroit Gjergj Kastriotit në Lezhë, rapsod dhe instrumentistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë
Te pranishëm në organizimin e aktivitetit kulturor Kreu i Bashkisë Lezhës, Pjerin Ndreu së bashku me Drejtor i Qendres Kombetare të Veprimtarive Folkolirik, Niko Kotherja u shprehen se ky festival ka vlera të jashtëzakonshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Grupet artistike të Lezhës, Matit, Mallakastres, Shkozetit, Bulqizes, Tropojës, Kurbinit, Kukesit, Shkodrës, Vau Dejsit, Pukës, Vlorës, Malësisë së Madhe, Mirditës dhe Hasit, marrin pjesë në konkurim e këtij edicioni dhe çmimet fituese do të shpallen në natën e dytë të festivalit.

Komente

