Një varr masiv me të paktën 200 kufoma është zbuluar në jug të Raqës përgjatë lumit Eufrat.
Raportet fillestare thanë se disa nga trupat kanë shenja të ekzekutimit nga ana e ISIS.
Shumë prej trupave janë gra që kanë shenja të vdekjes nga goditjet me gurë.
Varreza të shumta masive janë zbuluar rreth Raqës, pasi forcat e mbështetura nga SHBA arritën të posedonin këtë territor në tetor të vitit 2017, pas një sulmi disa muajsh në qytet.
Komento