Rashkë, nxirren trupat e 45 
viktimave nga varreza masive 

Rashkë, nxirren trupat e 45 <br />viktimave nga varreza masive 
RASHKE - Kanë vazhduar punët në Rudincë të Serbisë, në lokacionin e varrezës masive. Në lokacionin ku është duke u punuar, janë zbuluar 40 trupa të viktimave dhe pjesë tjera trupore, ku sipas raportit nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) numri i viktimave që janë zbuluar deri më tani, vlerësohet të jetë 45.

Sipas Drejtorit të DML-së, Arsim Gerxhaliu, pjesa më e madhe e këtyre gjetjeve mortore janë zbuluar nga pjesa veriore e varreze masive.

“Gjetjet mortore të ekshumuara i janë nënshtruar procesit të autopsive dhe identifikimit të mbetjeve mortore, kurse në javët në vazhdim parashihet të behët hulumtimi i terrenit në afërsi ku supozohet të ketë edhe një varrezë tjetër në këtë lokacion”, ka thënë Gerxhaliu.

Në këtë lokacion, janë duke kryer hulumtimet ekspert nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ekspert nga misioni i EULEX-it, ekspert nga Serbia, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe ICMP. /Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar