Rashkaj me një këmbë te Sandnesi

Rashkaj me një këmbë te Sandnesi
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është pranë kalimit te skuadra norvegjeze, Sandnes që garon në elitën e futbollit të Norvegjisë. Ekipi norvegjez i ka ofruar kontratë një vjeçare mesfushorit. "Këto dy ditë pritet të zgjidhet çështja ime sa i përket transferimit te kjo skuadër. Sinjalet janë shumë të mira, pasi kjo është një ofertë konkrete për mua. Shpresojë që gjithçka të përfundojë më së miri", ka thënë Rashkaj të shtunën. Rashkaj së fundi u aktivizua te skuadra e Halmstadit në kampionatin e Suedisë. Ai gjatë javës u provua në Sandnes dhe impresionoi drejtuesit e këtij klubi.(KOHAnet)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës