VLORË- Një rast i dyshimtë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Një person është hedhur nga trageti rreth orës 6:00 të mëngjesit, pak para se të bëhej ankorimi.
Identifikimi i këtij personi nuk është bërë i mundur, pasi nuk ka qenë i regjistruar, duke ngritur dyshime për mënyrën se si ky person ka arritur që të futet në traget. Menjëherë, pas kësaj, personi i paidentifikuar është marrë nga një varkë që e priste.
Nuk ka informacione të tjera lidhur me këtë ngjarje të dyshimtë, teksa priten të mësohen në minutat në vijim se për kë bëhet fjalë, si arriti të udhëtonte në këtë traget, nga vinte. Fakti që varka po e priste shton më shumë dyshimet.
Po
Përgjigju