Rastet Covid-19 te fëmijët amerikanë rriten me 21% në vetëm dy javë

Rastet Covid-19 te fëmijët amerikanë rriten me 21% në vetëm dy javë

Që prej fillimit të pandemisë Covid-19 e deri në datën 20 gusht, në SHBA janë testuar pozitiv nga infeksioni më shumë se 443 000 fëmijë

Kjo thuhet në një raport të përbashkët nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.

Që nga 6 gushti, kur doli raporti i fundit, ka patur 74.160 raste të reja Covid në fëmijë, me një rritje 14 ditore prej afro 21% në vetëm 14 ditë.

Numri i rasteve për 100,000 fëmijë gjithashtu është rritur në mënyrë të vazhdueshme, nga 13 raste për 100,000 fëmijë në mes të muajit prill, në 583 raste në 100,000 fëmijë në raportin e 20 gushtit.

Edhe përqindja e pacientëve fëmijë është rritur nga 2% në 9.3% në të njëjtën periudhë.

Në New York City dhe 21 shtetet që raportuan për spitalet, fëmijët përbënin midis 0.4% dhe 4.6% të spitalit të përgjithshëm. Kjo do të thotë midis 0.2% dhe 8.6% të të gjitha rasteve pediatrike Covid-19 rezultuan në spital.

Në New York City dhe 45 shtetet që raportuan për vdekshmërinë, fëmijët përfaqësonin midis 0% dhe 0.3% të të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.

21 shtete raportuan zero vdekje në mesin e fëmijëve. Në totalin e fëmijëve të diagnostikuar, vdekjet përfaqësojnë 0% - 0.7%.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin