Rastet e reja COVID, në vend po mbizotërojnë ato ‘Delta’! ISHP: Ende nuk po shfaq agresivitet

Varianti Delta i COVID po mbizotëron në vendin tonë dhe kjo vërehet tek rastet e reja që konfirmohen pozitiv, tregon shefja e Laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasriba. 

"Sikurse e kemi konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë qarkullon me dominancë më të madhe varianti Delta, ka dhe raste që rezultojnë të variantit britanik. Varianti i mëparshëm prej nga i cili filloi dhe kjo pandemi globale nuk po shihet dhe aq shumë dhe kjo ka të bëjë dhe me faktin e dominancës së varianteve të reja që lindin si pasojë e mutacioneve që ndodhin në virus gjatë transmetimi nga një vend në vendin tjetër", tha ajo. 

Bazuar në dy indikatorë kryesorë, varianti Delta nuk po shfaq agresivitet të shtuar.

"Varianti Delta nga studimet e kryera deri më tani edhe në vendin tonë, pra me dy treguesit e rasteve të rënda, pra hospitalizimet dhe fataliteteve, deri tani nuk kemi shifra shumë të larta. Mendohet që ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik i cili qarkullonte prej dhjetorit në vendin tonë deri para pak muajsh. Mendohet që situata është nën kontroll", vijoi specialistja e ISHP. 

Qëllimi i Instituti të Shëndetit Publik tashmë është monitorimi i varianteve të reja të COVID.

"Ne nuk çojmë për sekuencim cdo mostër e cila rezulton pozitive në laboratorin tonë se nuk është ky qëllimi i sekuencimit. Në vetvete qëllimi i sekuencimit është për të kryer atë monitorimin e varianteve të reja dhe në momentin që variantet e reja rezultojnë të transmetueshme në një komunitet të caktuar, në një popullatë të caktuar atëherë vazhdojmë monitorimin për të parë sinjale të tjera në lidhje me këto variante apo me mutacione që mund të kenë ndodhur në virusin origjinal", deklaron Iris Hasriba. 

Aktualisht në vendin tonë ka 642 raste aktive të COVID-19, ku 26 prej tyre po marrin trajtim spitalor.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Big market: 06/08/2021 22:16

    Sikur ta nxirreshit djallin nga barku dhe te na thoshit se per shkak te kujt u kriju delta do ishit tamam human

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion