Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i ka kthyer përgjigje Bashkisë për rastin e familjes Përgega në Porto romano, e cila ngeli pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një reagimi zyrtar, Xhaferraj shkruan se Bashkia e Durrësit po e trajton ndihmën si lëmoshë dhe jo si edtyrim, pasi 500 000 leke dukshëm nuk mjaftojnë për të ndërtuar një shtëpi nga e para.

Ai i ka bërë thirrje Bashkisë që të kthejë vëmendjen nga qytetarët e Durrësit, sidomos nga ata që kanë mbetur pa shtëpi.

"Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet.

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer,  do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin", shkruan Xhaferaj.