Rasti i rëndë i mjekut mbante 16 vjeçaren si gruan e katërt, Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç

Rasti i rëndë i mjekut mbante 16 vjeçaren si gruan e katërt, Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç

Dervish Hasi

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Tiranë ku mjeku kardiolog Dervish Hasi 42 vjeç, u arrestua për abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare të cilën e mbante si gruan e tij të katërt, duke propozuar që të ketë ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr gjithë përjashtimet që lejojnë martesat nën 18 vjeç.

Duke bërë thirrje për ndëshkimin e autorit të ngjarjes, Dervish Hasi i cili akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi, Avokati i Popullit thekson se ministria e Drejtësisë ka vlerësuar rekomandimet e bëra për ndryshimet ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal.

“Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.  Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur. Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”. Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç- thuhet mes të tjerash në reagimin e institucionit.

Kuijtojmë se në dëshminë e dhënë, 16 vjeçarja në Tiranë kishte deklaruar se ishte martuar me mjekun Dervish Hasi nga një hoxhë para një viti dhe se për këtë gjë kishin dijeni edhe 3 gratë e tjera të 42 vjeçarit.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Hasi, do të qëndrojë në burg pa afat nën akuzën e “trafikimit të të miturve” dhe “pornografisë”, duke rënë në këtë mënyrë vepra penale fillestare me të cilën u referua materiali në prokurori, ajo e “prostitucionit”. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari