Rasti 'Kasmi' në komisionin e medias: Ja cila qe qasja e PD-së për 21 Janarin

Rasti 'Kasmi' në komisionin e medias: Ja cila qe qasja e PD-së për 21 Janarin

Bledi Kasmi duke shtyre rrjeten metalike mbi policet

Shfaqja e një ditë më parë në komisionin e medias, ishte ndër më të shëmtuarat e politikës shqiptare.

Deputetë që replikonin mes tyre me një fjalor që tradhëtonte çdo kriter, dijeje, morali apo etike, për të qenë në atë pozicion.

Shkak ishte rasti i Blendi Kasmit, kryeredaktorit të RD-së, dëmtuar fizikisht gjatë protestës së 26 majit.

PD, siç dhe është në natyrën e saj, ka një mungesë të theksuar finese kur ndërton kauza e përgjithësisht bën politikë.

Kështu po i qaset dhe rastit Kasmi, jo një gazetar i pavarur por kokë e këmbë i tyre politikisht, i cili qartazi nuk është goditur për shkak të statusit të gazetarit, por si një protestues i rëndomtë në një përballjeje fizike me policinë, me një mes një gardh hekuri.

Ai nuk është një figurë e njohur publike aq sa polici që ka hapur krahun ndaj tij me shkop gome, ta ketë bërë këtë me vetëdijen se po godet kryeredaktorin e RD-së. Tjetra: pozicioni fizik i Kasmit në atë moment nuk e fut tek gazetarët por tek protestuesit.

Gazetari është vërtet brenda ngjarjes, por fizikisht në distancë me të, për ta patur dhe vizualisht me në kontroll dinamikën e saj.

Pa llogaritur më pas mungesën e një shenje identifikuese, qoftë dhe të një aparati fotografik klasik, që në të tilla raste, edhe në mos e patç dokumentin në qafë, të tregon se je aty me mision informues e pasqyrues. Mjafton kaq dhe çështja e tij mbyllet.

Për logjikën e thjeshtë. Ndërsa për atë politike që jo domsdoshmërisht është logjikë, teatri mund të vijojë pafundësisht.

E pos kësaj, debati nxorri në pah dhe njëherë atë që ende nuk është qartësuar nga ana e PD, në kuptimin zyrtar: si e sheh ajo 21 Janarin, jo në aspektin politik por atë penal, referuar katër viktimave të asaj dite?

Siç dihet tashmë, kur vjen 21 Janari, PD nuk ka asnjë deklarim, pra asnjë qëndrim, për atë që prej saj, duke u nisur nga deklarime të fragmentarizuara personazhesh të saj, siç dje në komision, konsiderohet si “tentativë për marrje pushteti me dhunë”.

Një ditë më parë ishte z. Spaho që e deklaroi këtë. Ndërsa znj. Vokshi e z.Boçi i mëshuan qëndrimit, edhe ky i njohur, e i konsumuar gjithashtu, se ishte PS që i çoi njerëzit aty.

Por kjo është përgjegjësi politike e jo penale. Vrasjet janë vetëm penale, pasi as ligjshmërisht e as politikisht nuk ishin të përligjura, nisur nga vendndodhja e viktimave dhe protagonizimi i tyre momental në raport me të tërën.

Më saktë, janë vrarë në pozita sehirxhinjsh.

Pra, PD dje e shprehu qëndrimin për 21 Janarin nëpërmet tre deklarimeve: “akoma ju me ‘fajin e ka Berisha’” (znj.Vokshi), “ju i çuat njerëzit atje”, (znj.Vokshi dhe z.Boçi), “donit të merrnit pushtetin me dhunë” (z.Spaho).

Dhe në këtë trio qëndrimesh, në asnjë rast nuk komentohen viktimat, por shmangen qëllimisht dhe krejt lexueshëm atoa.

Pa llogaritur më pas të gjithë atë proces manipulativ ndaj provave, ku dhe për këtë PD kurrë nuk deklarohet, me një qëndrim që do ishte: “jo, asgjë nuk është prekur”.

Edhe në këtë rast del në pah loja me standartet e dyfishta nga ana e PD-së. Diçka që po e rrënon çdo ditë e më tepër…(tesheshi)              

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë