Raul Castro kritikon politikën e
Trump për Kubën, bën thirrje për
dialog

Raul Castro kritikon politikën e<br />Trump për Kubën, bën thirrje për<br />dialog
Presidenti i Kubës, Raul Castro kritikoi dje në mbrëmje politikën e Trumpit për Kubën duke e përshkruar atë si një “dështim” i presidentit amerikan ndaj kombit të Karaibeve, ndërsa bëri thirrje edhe për dialog mes palëve.

“Çdo strategji që kërkon të shkatërrojë revolucionin, nëpërmjet shtrëngimit, presion ose metodave të fshehta do të dështojë”, tha Castro gjatë mbylljes së një aleance të Asamblesë Kombëtare.

Ndërkohë ne qershor, Trump tha se ai kishte anuluar marrëveshjen “ krejtësisht të njëanshme me Kubën” të administratës së mëparshme, nën drejtimin e paraardhësit të tij ish- presidentit, Barack Obama, i cili kishte rivendosur lidhjet diplomatike me havanën pas 50 vjetësh.

Një muaj më parë, duke iu drejtuar amerikanëve me origjinë kubaneze gjatë një konference për shtyp në Majemi, Trump tha se ai do të vendoste disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën edhe pse do të linte të paprekura shumë nga reformat e Obamës.

Gjithashtu Trump njoftoi kufizime mbi kompanitë amerikane që bëjnë biznes me kompanitë ushtarake kubane dhe vendosjen e kufizimeve ndaj udhëtimeve nga qytetarët amerikanë në Kubë.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi