Dy raunde negociatash diplomatike, për Ukrainën dhe Iranin, pritet të zhvillohen në Gjenevë të martën.
Një delegacion amerikan, ku marrin pjesë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohet me përfaqësues iranianë të martën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të parandalonte një luftë.
Më pas, pasditen e së njëjtës ditë, Witkoff dhe Kushner do të marrin pjesë në bisedime trepalëshe me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës.
Bisedimet vijnë pas dy raundeve negociatash në Abu Dhabi, në të cilat ekipi rus u drejtua nga Igor Kostyukov, kreu i inteligjencës ushtarake.
Një ndihmës i presidentit ukrainas konfirmoi për gazetarët se delegacioni i Kievit po përgatitej për bisedime në Gjenevë.
lajm ne perditesim...
Komente









