Ora 09:00 Mblidhet grupi PS. Vendoset për qëndrimin që do të mbahet në seancën e sotme.
(ne foto deputetet PS duke hyre ne mbledhjen e grupit parlamentar)
Ora 09: 30 Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e tij konstaton se deri në afatin e caktuar nga Kuvendi asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës nuk është depozituar në Kuvend. Komisioni dorëzon në Kuvend raportin pa emra konkretë.
(Ne foto komisioni i Ligjeve. Deputetët e opozitës mungojnë)
Ora 10: 30 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli hap seancën e raundit të dytë të votimit. Seanca zgjat vetëm 3 minuta, pasi nuk ka asnjë kandidat zyrtar për president. Seanca ndiqet dhe nga ambasadorët Sequi dhe Arvizu.
(ne foto ambasadori Sequi dhe Arvizu duke ndjekur seancen)
Ora 12:00 Ambasadori amerikan Arvizu në selinë PS takon Edi Ramën. “Mendoj se Rama dhe PS meritojnë vlerësimin që nuk po institojnë që kandidati t’i përkasë së majtës. Berisha meriton vlerësimin që ka bërë të qartë se ka kandidat dikë me të cilin ndjehet komod për të punuar dhe nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë. Të dy palët po përpiqen për të nxjerrë një kandidat”, deklaroi Arvizu.
(Ne foto ambasadori Arvizu duke dhene nje deklarate per medias sapo del nga takimi ne PS)
Ora 12: 20 Meta në konferencë për shtyp nga LSI fton Ramën të votojë kandidaturën e Zaganjorit si kandidatura më e mirë. Meta tha se “mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh që duhet vlerësuar duke dalë nga kandidatura politike, për të përzgjedhur një figurë tepër bindëse si ajo e Zaganjorit. Një figurë që nuk ka asnjë arsye për të mos u pranuar apo kontestuar.”
(Ne foto Ilir Meta ne konference per shtyp ne seline e LSI)
Ora 12:30 Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu shkon në kryeministri dhe zhvillon takim me kryeministrin Berisha. I pranishëm në takim dhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha
(ne foto me Arvizu duke u pershendetur nga kryeministri Berisha duke dale nga kryeministria)
(ne foto Lulzim Basha duke dale nga kryeministria pak para ambasadorit Arvizu)
Ora 13: 30 Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Kryeministri Berisha deklaron se konsultimet për zgjedhjen e presidentit janë të pandërprera qoftë mes aleatëve por dhe me opozitën dhe në këtë kuadër u zhvillua dhe takimi i djeshëm në kryesi. Berisha fton Ramen të shqyrtoje kandidaturen e Zaganjorit por dhe te propozojë kandidaturen e tij.
(Ne foto kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit PD)
Ora 13: 39 I pazyrtarizuar ende si kandidat për president, pavarësisht lobingut disa javor, ish kryeministri Fatos Nano e sheh arsyen e dështimit të raundit të dytë në garën presidenciale tek dy protagonistët kryesorë, Sali Berisha dhe Edi Rama. Nëpërmjet një deklarate, shpërndarë medias, Fatos Nano përshëndet takimin e djeshëm mes Kryetarëve Berisha e Rama dhe siguron se "nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të angazhohet me të gjitha kapacitet politike, institucionale e kushtetuese që mbart detyra e Kreut të Shtetit që të instalojë në njërën prej ditëve të javës, një traditë të përjavshme e të përhershme Mëngjesi pune, reflektimi dhe Lutjesh, mes Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës”.
(Ne foto Edi Rama dhe Fatos Nano, foto ilustruese)
Ora 14:00 Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi për Top- Channel se opozita nuk do të propozojë kandidat të sajin ndërsa mazhoranca, sipas tij, duhet 'të propozojë disa kandidatura në mënyrë që të kemi alternative për të vendosur se kë do të mbështesim' dhe jo të këmbëngulë duke kerkuar konsensus vetëm per Zaganjorin, për të cilin Rama rikonfirmoi qëndrimin kundër.
(Ne foto Xhezair Zaganjori, kandidati i mazhorances për president)
(sg/shqiptarja.com)