Zelensky: Negociatat e paqes duken më realiste me Rusinë! Moska: Pyesni Kievin nëse janë më reale apo më të shkëputura nga realiteti

Zelensky: Negociatat e paqes duken më realiste me Rusinë! Moska: Pyesni Kievin nëse janë më reale apo më të shkëputura nga realiteti

1647374871_16472557781647255270bisedime.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës. Në një fjalim video mbrëmë vonë, Zelensky zbuloi "pozicionet në negociata tashmë duken më realiste". Por ai shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

Edhe Moska komentoi deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se bisedimet me Rusinë tani duken më realiste. Moska ka ironizuar deklaratën e Zelenskyt, duke thënë se nuk janë të sigurt nëse bisedimet mes dy palëve janë bërë me realiste apo më të shkëputura nga realiteti.

“Pyesni palën ukrainase nëse është bërë më realiste, apo të shkëputura nga realiteti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Kujtojmë se ditën e sotme do të zhvillohet vazhdimi i raundit të katërt të bisedimeve online.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


J.GJ.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi