Raundi i parë play-off i Conference League, datat dhe kundërshtarët e mundshëm

Raundi i parë play-off i Conference League, datat dhe kundërshtarët e mundshëm

Foto ilustruese

Uefa Conference League do mësojë të hënë në orën 14:00 kundërshtarët për në fazën play-off me eleminim direkt. Do jenë 16 skuadra që do gatojnë për t'u përballur më pas në 1/16 e UECL. Tetë skuadrat e renditura të dytat në grupet e Conference League, do përballen me skuadrat e renditura në vendet e treta në grupet e Europa League.  

Shorti për play-off me eleminim direkt:

Skuadrat e renditura të dytat në grupet e Conference League: Anderlecht (BEL) Basel (ZVI) CFR Cluj (RUM) Dnipro (UKR) Fiorentina (ITA) Gent (BEL) Lech (POL) Partizan (SER)

Skuadrat e renditura të tretat në grupet e Europa League: AEK Larnaca (QIP) Bodø /Glimt (NOR) Braga (POR) Lazio (ITA) Ludogorets (BUL) Qarabağ (AZE) Sheriff (MOL) Trabzonspor (TUR)

Në këtë fazë nuk do ketë përballje mes skuadrave nga i njëjti shtet, me ndeshjet që do luhen me sistem vajtje-ardhje. Nëse pas 180 minutave nuk do ketë fitues, sfidat shkojnë në 30 minuta shtesë dhe më pas drejt 11 metërshave.

Ndeshjet e para janë planifikuar në 16 shkurt 2023 dhe të kthimit në 23 shkurt 2023. Fituesit e tetë çifteve në play-off e UECL do përballen më pas në fazën e 1/16 me tetë skuadrat e renditura të parat në grupet e Conference League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë në Shqipëri, Inter zhvillon miqëore me klubin e Superligës

Për herë të parë në Shqipëri, Inter zhvillon miqëore me klubin e Superligës