Ravajol Jorgo Hasani: Restoranteve shqiptare i mungon paksa pasioni, ja Chef-at për të cilët jam krenar

Ravajol Jorgo Hasani, Ambasadori Chef i Shqipërisë nëpër botë dhe ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë dhënë sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV mendimin e tij për restorantet shqiptare. Hasani, i cili ka krijuar një emër në fushën e gastronomisë dhe mban disa çmime ndërkombëtare si ‘Luga e Argjend’, ‘Kapelën e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016’, u shpreh se nëpër restorantet shqiptare mungon pasioni dhe harmonia.

Shërbimi mund të them që është shumë, shumë i mire, kamarierët të shërbejnë jashtë mase mirë dhe kanë kujdes e japin një shërbim të mirë. Nga ana e gastronomisë, restorantet janë super të bukura dhe luksoze, por në kuzhinë kemi ende shumë për të bërë. Diku humbet, shumë pak por humbet. Nuk kanë harmoni, e cila që të arrihet do shumë punë. Ajo që mungon është pasioni.

Ravajol Hasani, kuzhinier

Megjithatë Hasani tha se në Shqipëri ka mjaft shefa të talentuar për të cilët është krenar.

Por ka shumë e shumë shefa të talentuar dhe jam krenar për këtë. Mund të them disa prej tyre si Gëzim Musliaka, Arvin Kita, Fundim Gjepali apo Bledar Kola.

Ravajol Hasani, kuzhinier

I pyetur ndërkaq për një tjetër emër mjaft të njohur të gastronomisë por tashmë edhe televizionit në Shqipëri, Renato Mekolli, Hasani u shpreh se kolegu i tij mbase do të ishte më i vlerësuar po të kishte qëndruar në Athinë.

Unë do kisha preferuar që ai të kishte qëndruar në Athinë. Unë jam karakter që nuk kritikoj kurrë punën e kolegëve as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të botës, sepse sejcili e tregon veten duke punuar. Renato besoj që për talentin që ka dhe që jep, do ishte vlerësuar më shumë po të kishte qënë në Greqi. Edhe këtu vlerësohet, por jashtë do të vlerësohej edhe më lart.

Ravajol Hasani, kuzhinier

Ravajol Jorgo Hasani lindi në Memaliaj dhe u largua nga Shqipëria vetëm 4 vjeç për të emigruar bashkë me familjen dhe fillimet e tij ishin mjaft të vështira. Bënte 3 punë që të paguante shkollën e kulinarisë, një ndër më të mirat në Athinë, ndërsa sakrifikoi shumë nga kënaqësitë e rinisë. Sot, pasi ka gatuar në dhjetra restorante prestigjoze të botës, ka krijuar me mijëra menu, Ravajol Jorgo Hasani menaxhon rrjetin e tij të restoranteve dhe  është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare. ‘Por jo vetëm kaq, ai është ambasador i shefit më të famshëm britanik Jamie Oliver në Shqipëri, ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë si dhe së fundmi ambasador chef i Shqipërisë në botë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!