TIRANE - Në një shkrim në gazetën “RD” para zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, akuzohej Islami se po bënte kronikën e një humbjeje të garantuar të PS. Ironike është, por pavarësisht se sot është në listën e PD, Islami asokohet në RD akuzohej si njeri i Ramiz Alisë dhe rezident në shërbim të ish-sigurimit të shtetit.
Po botojmë të plotë artikull që e cilëson Islamin të semurë psiqik. “Kastriot Islami ka pësuar tronditje të rëndë psikike. Guximi i tij për të paraqitur emrin e tij pranë Komisionit të Verifikimit të Figurave për t’u kandiduar për deputet, është kthyer shumë shpejt në ankth.
Kjo sepse ai e nisi këtë aventurë për karshillëk, duke menduar se pengesë për të do të bëhej vetëm një nen i ligjit antigenocid, (sepse për ligjin e dosjeve atë e kishte garantuar Ruçi me kohë se ia ka zhdukur gjurmët e dosjes).
Por ja që edhe njeriu i tij i besuar Ruçi ia paska punuar me hile. Në vërtetimin që ka marrë prej Komisionit, Islamit i është shënuar përveç nenit që flet për genocid edhe një nen tjetër që dëshmon se ai na paska qenë pak spiun.
Pra gjatë kohës që ai ka qënë me studime në Francë ka qënë resident i ish-policisë sekrete komuniste dhe ka nisur informacione të bollshme në dëm të shokëve të tij. Këtë e ka bërë më shumë nisur nga zelli i tij pervers se nga detyrimi.
Këtë fakt e shpreh vetë përmbajtja e informacioneve që ia ka nisur që nga Franca, ku përveç të tjerave ai raporton dhe për çmimet me të cilët blinin televizorët shokët apo bashkëstudentët shqiptarë atje. Ky pra është shkaku i vërtetë i tronditjes së rëndë psikike që ai ka pësuar.
E në këtë gjendje ai ka nisur të flasë përçart. Dëshmisë e turpit që tanimë ai e ka marrë ka shkaktuar në trurin e Islamit turbullira të tilla që po reflektohen me shfaqjen e delirit të madhështisë përzier me një frikë permanente.
Ai qe i thirrur nga ish-sekretari i parë i KQ të PPSH-së Ramiz Alia i ngjiti shkallët e karrierës me një shpejtësi marramendëse për të vetmen meritë se e kishte kryer në mënyrë shëmbullore detyrën e rezidentit në shërbim te ish-sigurimit të shtetit, kërkon sot ta shpallë veten si disidenti më i madh i shekullit dhe madje kërkon duel elektoral me Presidentin Berisha.
Pori gjithë ky duf i Islamit duket hapur që është refleks i tronditjes së rëndë psikike të tij, sepse nuk ka mundësi kurrësesi një njeri normal nga trutë të kërkojë duel elektoral me Presidentin e Republikës.
Aq më tepër Kastriot Islami i cili pas shërbimeve të vyera në ish-sigurimin e shtetit si resident, hyri në politikë si ministri i arsimit që kreu aktin më të turpshëm duke firmosur mbylljen e tempullit të dijes, Universitetin dhe Shkollat e Larta të vendit.
Kjo pra qe shërbimi i turpit dhe “trimëria” e parë legale si politikan për Islamin. Nën kujdesin e Ramiz Alisë për këtë akt turpi që kreu, ai u shpërblye. Aq i “fortë” dhe “bindës” si intelektual qe Islami sa në kulmin e tij politik,(nën ombrellën e Alisë), ai pati frikë të kandidojë në Tiranë dhe e vendosi kandidaturën në Mallakastër.
Shpërblimet për Islamin, Alia i kishte të majme për shkak të shërbimeve të vyera që ai i kishte kryer atij. U zgjodh kryetar i kryesisë së Kuvendit Popullor, në Parlamentin e dominuar nga komunistët, për ti kërkuar vetëm pas pak muajve Ramiz Alisë një mitroloz për të vrarë mijëra demonstruesit e kryeqytetit që kishin rrethuar Parlamentin e drejtuar nga ai.
E kapitulli i shpalljes së koshiencës kriminale të Islamit nuk do të mbyllej me kaq. Ai do të vijonte me deklarimet e tij për thyerje kafkash e tërheqje zvarrë demokratësh, në një miting në mbrojtje të hajdutit ordiner Fatos Nanos. Dhe më pas ikje për afro dy vjetësh për shkak të frikës nga ndëshkimi.
Këtë koshiencë kriminale tani pasi mori në dorë dëshminë e turpit të tij Islami ka nisur të shpalosë përmes kërcënimesh të tjera, këto përzier këtë radhë edhe me simptomat e një të sëmuri rëndë të cilin e mundon deliri i madhështisë ndaj vetes përzierë ndërkohë me një frikë permanente.
Ai shprehet se PS do të fitojë bindshëm ndërkohë që deklaron se PD ka marrë masat për të fituar me çdo kusht. Pra trimërimi i tiju dallohet fare lehtë se është falas. Ai po përjeton me një tronditje të rëndë humbjen e sigurtë përfundimtare jo vetëm të tij si politikan por edhe të partisë që përfaqëson”. Ndrekë Gjini
/Shqiptarja.com