TIRANË – Në fjalën e tij në Konventën Rinore të 20 vjetorit të FRESSH, kryetari i PS, Edi Rama ka deklarua se në vend ka ardhur koha për një politikë të re, të cilën mund ta bëjnë vetë shqiptarët, pa qenë nevoja të quhen politikanë. “Të merresh me politikë do të thotë të luftosh bashkë me të tjerët kundër padrejtësive që prekin grupin shoqëror edhe kur nuk je prekur prej saj. Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikë, por të jesh një qytetar i dobishëm. Shqipërisë i duhet sot një politikë e re. Ftoj të rinjtë që duan ta ndryshojnë realitetin të bëhen pjesë e programit tonë qeverisës. Duam të dëgjojmë mendimet tuaja për të sotmen dhe të ardhmen, për të shkruar bashkë qeverisjen e ardhme”, tha kryesocialisti.
Dhe sipas tij, Re:Fressh është mundësia më e mirë.
“Sot Re: FRESSH-i është mundësia e re për të guxuar dhe ndryshuar politikën duke e bërë më të mirë me ju dhe më gjithë shqiptarët. Sa më pak të merreni me politikën, aq më shumë do vuani në lëkurë mëkatet e gabimet e saj. “Ne duam t`i japim jetë një qeverie që angazhohet realisht me ju, të dëgjojmë shqetësimiet tuaja sot e nesër, historitë, mendimet tuaja. Programi ynë i ri për rilindjen shqiptare i premton këto. Ne do t`i bëjmë të gjitha këto realitet" tha më tej Rama.
Rama i është rikthyer pikave kryesore të paketës qeverisëse duke garantuar se me ardhjen në pushtet të PS, ata që fitojnë më shumë do të paguajnë taksa më të larta.
“Do të paguani më shumë nëse fitoni më shumë, por do të shpëtoni nga zhvatja e njerëzve për xhepat e pushtetit. Do të dilni të fituar sepse do të jeni të lirë”, deklaroi kryesocialisti.
Ndërsa i bëri ftesë të rinjve që të mos distancohen në indiferentizëm, lideri i PS-së bëri një përqasje me situatën në vitet e rinisë së tij. “Kur unë festoja 20 vjetorin tim, jetoja në një botë pa liri, të izoluar nga të gjallët që jetonin përtej bunkerit të madh në të cilin të gjithë gjendeshim. Sot, ju jeni të lirë dhe e keni botën një klik larg, por fatkeqësisht, ky është ndryshimi i vetëm thelbësor”, tha Rama.
“Të rinjtë shqiptarë janë sot midis horizonteve që ofron bota dhe zymtësisë që ofron përditshmëria e sotme shqiptare. Televizori dhe rrjetet sociale janë bërë mënyrat tuaja të vetme për të shpëtuar nga prapambetja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Në 20 vite ndryshime, nuk janë ndërtuar shkolla, nuk janë ofruar mundësi të reja për ju dhe kjo nuk mund të vazhdojë të jetë më kështu”.
VELIAJ: KOHA PËR RIFRESKIMAktiviteti është hapur nga Sekretari i Partisë Socialiste për Emigracionin dhe Rininë, Erion Veliaj.
“Një rifreskim i energjive tona është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Sot nuk ka vetëm defiçit buxhetor, por edhe defiçit solidariteti”, tha ai.
Në fjalën e tij, Veliaj ka falënderuar dhe themeluesit e FRESH, duke u shprehur atyre mirë njohjen. Në fjalën e tij nuk kanë munguar dhe batutat për një prej themeluesve të FRESSH, Pandeli Majko.
“Shumë faleminderit Pandeli Majkos, një histori suksesi e të rinjve tanë në përballimin e krizës më të rëndë moderne të kombit shqiptarë luftës së Kosovës. Dikush më tha me humor, tani që Pandi është në Amerikë, FRESSH ka fituar pavarësinë; Munë të kthehet në shtëpi ku të dojë dhe nuk i thotë babai pse erdhe vonë”, tha Veliaj.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15