SHKODËR-Një re e madhe tymi ka "mbuluar" qytetin e Shkodrës, në hyrje të këtij qyteti. Mësohet se një pallat në ndërtim është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së re të Bunës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Polesteroli i vendosur në këtë godinë ka "ndihmuar" që flakët e zjarrit të përhapen më shpejt. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj zjarrvënieje. Policia po heton të gjitha motivet e mundshme, përfshirë edhe atë për motive të konkurrencës.
Komento