Burime nga Shqiptarja.com mësojnë se ditën e sotme, Rea Xhillari ka paditur në gjykatë gazetarin Zheji dhe 7 portale të tjera, pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Më poshtë, Shqiptarja.com ju sjell te plote arsyetimin e Rea Xhillarit dorëzuar në Gjykatë.
Arsyetimi i plotë i Rea Xhillarit:
Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen "të paditurit solidarë". Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme - person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht.
Nuk i njoh as i kuptoj motivet që kanë shtyrë Artur Zhejin, një person në moshë goxha madhore, aq sa mund të ishte prindi im, të më sulmojë kaq ligësisht e paturpësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Unë nuk merrem me politikë, nuk punoj dhe as kam punuar kurrë për shtetin. Respektoj cdo ligj dhe cdo detyrim si qytetare e vendit tim. Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor të çfarëdo lloji.
I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët.
Në fakt, as nëna ime nuk ka përfituar kurrë ndonjë favor nga të qënit gruaja e kryeministrit. Jeta e saj vazhdon e njëjtë, pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, materiale apo financiare me shtetin. Profili i saj është një model shëmbullor i një jete pa privilegje, me një përditshmëri të pandryshuar dhe të lidhur ngushtë me punën e saj, të cilën e kryen me profesionalizëm e pasion prej 30 vitesh, pavarësisht se i shoqi është prej afër 6 vjetësh Kryeministër i Shqipërisë.
Shpifjet kanë arritur deri tek im atë, Thanas Xhillari, profesor i mirënjohur i algjebrës përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, i cili gjithashtu respekton çdo ligj dhe çdo detyrim si çdo qytetar i këtij vendi. Për interesat politike të atyre që kërkojnë t'i hedhin hije të shkuarës së nënës sime për të shtuar përbaltjen ndaj të shoqit, edhe im atë u përfshi prej të paditurve solidarë, përmes disa pseudoakuzave, në një tjetër maskaradë mediatike. Ai u ballafaqua edhe me një proces të gjatë hetimi nga prokuroria, ku e tërë balta e hedhur mbi të u tret në lumin e fakteve kokëforta që dolën nga hetimi i provimeve të algjebrës, të disa pseudostudentëve që s'kishin marrë dot provimin. Ashtu si nëna ime, babai im ështëgjithashtu një model shëmbullor i mungesës së kompromiseve që mund të dëmtojnë profesionin e tij të cilin e kryen me pasion e përpikmëri prej 40 vitesh.
Këto modele të cilat janë edhe udhërrefyesi im në rrugëtimin e jetës, siduket janë të papërfytyrueshme , të pabesueshme dhe të papranueshme për sojin e të paditurve solidarë. E vërteta për ta nuk ka asnjë rëndësi, ndërsa interesat e tyre mesa duket justifikojnë çdo mjet sado të ulët.
Por e vërteta mund të vonojë, po nuk harron asnjëherë, megjithëse kur ajo del mbi llumin e të paditurve solidarë këta të fundit refuzojnë ta ndajnë atë me publikun.
“ Fenomeni i nepotizmit godet ashpër qeverinë Rama 2 në Ministrinë e jashtme tëShqipërisë. Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea dhe Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme-Genti Cakaj, janë në “bashkëjetesë” si i thonë në Shqipëri këtij lloj trendi ..[omissis] Madje, ka edhe dyshime se Ilir Meta-mund të kishte marr informacion nga shërbimet sekrete të sigurisë kombetare të Shqipërisë për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj dhe Rea Xhillarit"...
Kjo është një copëz e nxjerrë nga moria e paragrafëve trillues, të shkruar gjatë këtyre ditëve me një gjuhë të lemeritshme në çdo drejtim, të cilët kam qenë e detyruar t'i lexoj dhe koleksionoj për gjyqin me këtë soj të paftuarish në jetën time.
Unë kam lindur në vitin e ndryshimit të sistemeve dhe nuk e kam njohur përveçse nga tregimet e gjyshërve, prindërve, mësuesve apo dhe nga leximet e rastit, barbarinë e regjimit komunist deri në fisin dhe farën e kundërshtarit politik. Nuk dua të bëj krahasime që çalojnë me një kohë kur edhe lidhjet e dashurisë, bëheshin shkak për pushkatime, internime apo denigrime publike vajzash. Nuk e di nëse në atë kohë sajoheshin për qëllime politike, deri edhe lidhje të paqëna mes njerëzish krejt të panjohur për njëri-tjetrin. Por ajo që di me siguri është se shtrirja e kthetrave të dhunës verbale dhe presionit psikologjik të këtij soji , brez pas brezi, deri tek fëmijët e kujt konsiderohet kundërshtar politik, është shprehje e të njëjtës ligësi kriminale që karakterizon çdo sistem padrejtësie.
Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, personi është privat dhe jo pronë e shoqërisë. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, gjëja e parë që mëson është se liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sajimi i një lidhjeje të paqënë mes dy te rinjsh për të luftuar politikisht me prindin e njërit prej tyre, është një perversitet i pashoq që s'ka asnjë lidhje me këtë sistem.
Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t'u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti, përvecse duke i'u drejtuar drejtësisë.
Do dale Zheji , me ato sterhollimet qe te japin dhimbje kokedhe do na mbushe mendjen qe nuk eshte keshtu por "nuk eshte faji im" se shtypi eshte i lire. Nuk bien asnjehere me koke keta qe llustrojne kepucet e pronareve te medjave. Vazhdo llustren Zheji, se iku koha dinjitetit.
PërgjigjuTurp per gazetare te ketij lloji.Deri kur do te vazhdojne te merren me jetet private te njerezve.Lereni ore njeriun te jetoje jeten si te doje.Merreni me vajza te reja, se nuk jau mban menderja te merreni me uligane.Mire ja ka bere ketij palaco gazetari
PërgjigjuNuk ke ça ti besh Edit dhe nxjerr gelbaza! O Artur o Turi, mjaft me keto forma!! Pusho shpifjet o i shpifuri digital Eshte krim mor ´zheni’ per nje femi! Çfare burri je ti mor ......Ti po shet dhe robt e shpise per dy kacidhe! Keshtu ka qene dhe Petrua si puna jote? Po Besa merresh me fake news, dmth thashtheme? Po gjyshi? Epo nga kush e ke trasheguar baltosjen, apo gelbazat? Po te pres te na i thuash!!
PërgjigjuZot sa te drejte dhe te papaerlyer dalin keta ...dhe shume te ndjeshem, zotet e orgjirave dhe te maskarallekut!!!
PërgjigjuNuk ke pse e padite Arturin,Kur ai eshte I denuar qe, pafytyresisht, te genjeje publikisht dhe te flet vazhdimisht te pavreteten.
PërgjigjuKu je katandisur mor Zheji me vjen keq pa fund, per gjasme gazetarin, me mbiemer Zheji, Ne fakt ti je nje cope Artur! Ne cope vjetersire i deshtuar, me kete shpifje te radhes u demaskove mire ashtu si e meritoni te gjithe ju shpifesat profesioniste. Kurajo Vajze mos çaj koke nga nje BATAKçi i lindur.
PërgjigjuPo paparacet e gazetat qe merrren vetem me vipat pra ky ja futi ai ja qiti kta te dy u pane te ajo e kshu me radhe edhe keta denoncohen? Gazetaria ka te drejten e lirise se fjales zheji nuk doli me dokumenta dhe tha ja,por tha se cflitej Edhe vucic keshtu filloi qe ti sulmonte gazetaret pastaj serbia u cilesua si pjeserisht e lire Mos harrojme kur rrahen mere bazen te gjithe gazetaret sulmuan bazen sepse kishte hyre te privatsia e thacit por kur ambasada e shba-ve tha qe gazetaria nuk preket dhe mund te thote cte doje te gjithe palacot nderruan mendim menjehere si kope kafshesh Pra kadale,imagjinoni cduhet te beje tramp kur shtypi i thote qe ke paguar kurva ndersa ai e mohon por nuk shkon ne gjykate se e din ci thone ndersa vajza shkon sepse ja ka lene me shkrim edhe cduhet te thote gjykatesi
PërgjigjuCfare guximi thoni? Goca te merret me.jeten e vet, jo me gazetare. Pale, e shan Zhejin imoral dhe medioker. Cudi, kush eshte viktima ketu? Rrezikon kunderpadine goca. Kemi pare tipa qe bejne shoket e vajzes kryeministra me katapultim. kjo ankohet sikur.ca I kane thenw. Pa lidhje.
PërgjigjuMos u terhiq moj cup ne gjyq kerkoju te denohen me burg dhe demshperblum me nga nje thes me lek sepse keta gazetaret jan far e keqe qe genjejn nga mengjezi deri ne dark
PërgjigjuZheji zorre b.. gazetarise
PërgjigjuJepi Rea por mos u zmbraps sepse Zheji pervecse flokeve me zbokth ka edhe shpirtin katran. Nuk eshte shpifje ti thuash Zhejit per te bijen e paligjshme qe ka dhe qe nuk mban as mbiemrin e ketij ndyresie analisti. Nuk eshte shpifje ti thuash Zhejit qe eshte kunat i Qordukes( vellai i gruas) dhe qe ka vjedhur si makut parate e rruges se Gjinarit. Nuk eshte shpifje ti thuash Zhejit qe portalin sharlatan 360 grade e ka financuar pikerisht me parate e vjedhura te kunatit. Shumica e portaleve ketu financohen nga parate s krimit dhe funksionojne si gjobevenes, njelloj si banda e Shullazit. Fajin ta ka Njerku jot Z. Rama, ai dhe policia e tij "e fali " Qim Peken per vrasjen e vajzes se ish ambasadorit shqiptar ne Rome, Z. Lleshi. Tani Qimi me portalin dy financimesh nga Berisha dhe Meta vjell vrer si nje grua e perdale. Policia e tij mbuloi skandalin Mediu -Celibashi e plot e plot te tjere. Shq.com te pakten ju mos e censuroni komrntin, shqiptaret duhet ti dine te vertetat per te cilat ju huk penalizoheni.
PërgjigjuNese ndershmeria per Ty moj vajze nenkupton te paguash 500 euro per tu vleresuar me 5 (algjeber FSHN) Beni nje pyetesor te ndershem per babain tuaj privatisht dhe per te qene krenare per veten dhe nenen, kerkoini Atij te bej nje ndjese per studentet qe kane ndoshta edhe 10 vite pa marre algjeberen! Ndoshta do me pergjigjeni - merita!!!! Jo, ata jane IT, kane marre dhe jane vleresuar mire apo shume mire ne lende te tjera Algjebra????? Eshte e thelle kjo pune shume
Përgjigjute lumte per guximin qe more te luftosh keta horra, vecanerisht sharlatainin Zheji. jam kurioz te di se cfare do te thone perpara gjykates. i lutem gazetes te na mbaje te informuar mbi ecurine e procesit se jam teper i interesuar te di fundin e tij
PërgjigjuFiks prandaj jemi si jemi se 80% e haleve që ka lënë ppsh mbrapa kanë këtë lloj interesi...se i lërohet nena taksave shërbimeve koncesionit ska interes njeri...yyytttt