REAGIMET/ Arrestimi i Fredi Belerit, Berisha-Meta: E rrëmbyen pas mesnate, hakmarrje politike e Ramës! Çifti opozitar takim në selinë e PD-së

TIRANË- Dyshja Meta-Berisha nuk distancohen nga Fredi Beleri, por arrestimin e tij e quajnë urdhër të Ramës. Aleati i tyre i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi lirimin e kandidatit të tij në  Himarë, ndërkohë që reagim pati edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili i kërkon Greqisë të mos ndërhyjë.

Berisha e quajti akt të verbër politik për të trembur zgjedhësit. Pas prononcimeve politike ka reaguar edhe kreu i PL-së, Ilir Meta i cili zhvilloi edhe një takim me aleatin e tij, Berishën. Ai tha se e gjitha ishte e inskenuar nga Rama dhe Çuçi. Sa u takon akuzave për shitblerje votash, Meta mohoi akuzat ndërsa u shpreh se të gjitha akuzat janë të inskenuara nga opozita.

Më e distancuar nga ky incident, reagoi edhe Partia Demokratik pa përmendur konkretit rastin e Fredi Belerit.

Idrizi që prej kandidimit të Belerit shfaqi shqetësimin për këtë përfaqësim dhe fushatën e tij me flamurin e vorio-epirit, ndërsa vetëm një mbrëmje më parë paralajmëroi nga Report Tv padi në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.

Fred Beleri u arrestua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë nën hetim prej datës 8 maj. Ai akuzohet për shitblerje votash

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Arrestimi i Belerit, Meta pas takimit me Berishën: Provokim nga Rama me policinë e Çuçit, të gjithë e dimë kush blen vota

 

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur sërish pas takimit me Berishën për arrestimin e Fred Belerit. Meta thotë se kjo ngjarje është e inskenuar dhe provokim nga Rama me policinë e Bledi Çuçit.

“Kjo vjen nga një njeri i papërgjegjshëm i cili po përjeton një dramë të madhe. Atë të orëve të fundit që po vjen sundimit monist të tij në pushtin vendor. As në vendin më të prapambetur të Afrikës nuk ndodhin këto gjëra. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Çuçit për të provokuar ngjarje të tilla, dua t’iu sigurojë që fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do jetë në këtë thella. Shqetësimi i tij është pikërisht humbja e këtyre zgjedhjeve. Siç e dinë 12 drejtorë hipoteke ka ndërruar sepse ka vetëm plan të grabisë pronat qytetarëve të bregut. Madje ua ka grabitur. Kështu që asgjë nuk na habit sepse ka një javë që inskenon ngjarje të tillë kriminale për arsye se është i tmerruar nga vota e lirë. Ai e do Bashkinë e Himarës dhe Sarandës, i do të gjitha vetëm për të lubrifikua më tej gjithë pastrimin e parave që do të bëjë në këtë zona.”- tha Meta.

Sa u takon akuzave për shitblerje votash, Meta mohoi akuzat ndërsa u shpreh se të gjitha akuzat janë të inskenuara nga opozita.

“Këto janë të gjitha inskenime të policisë të Bledi Cucit që e dini çfarë varësie të tmerrshme ka nga Edi Rama. Ju e dini se po i blen votat kudo që shkon. Ju e shikoni, e gjithë Tirana ka që hidhet asfalt pa asnjë tabelë.

Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë votat. Të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit. Shqipëria ditën e diel ndahet me këtë regjim monist dhe shumë shpejt edhe me kreun e kësaj bande uzurpatore.”- tha ai.

Ora 13:40
DOKUMENTI/ Kur Berisha njoftohet nga SHISH se Beleri është i dënuar, Balla: Sot e ka kandidat,  kulmi i maskarallëkut

1682596987_Screenshot3.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale i cili tregon një informacion që SHISH e informonte Berishës për dënim të Fredi Belerit se ishte i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale, ndërkohë që Berisha e kandidon në zgjedhje.

“Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”, shkruan Balla.

 

Ora 13:19
VIDEO / Arrestimi i Fred Belerit, çifti Berisha-Meta takim në selinë e PD-së

 

Pas arrestimi të Fredi Belerit për blerje votash në Bashkinë Himarë, Berisha dhe Meta po zhvillojnë një takim në selinë e PD-së.

Ora 12:33
Deklaratat e Belerit për ‘helenizimin e Himarës’, Berisha e justifikon: Flet për pronësinë e tokës! Rama, antishqiptar, kujt ia shet patriotizmin?

 

Sali Berisha ka justifikuar deklaratat e Fredi Belerit që thoshte se do të helenizojë Himarën duke thënë se e ka për pronësinë e tokave të himariotëve që i takojnë atyre. Edhe këtë herë ka akuzuar Ramën se është antishqiptar.

“Nuk heq asnjë presje për gjërat që kam thënë por sic e dini, Himara është një komunitet i përzier. Në Himarë ka shqiptarë, grekë, veneciane e me origjina të ndryshme sic janë portet. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama dhe nuk mund të përdorë si gjethe fiku. Nëse lexoni me vëmendje deklaratën e Belerit, flet për pronësinë e tokës dhe Rama i referohet kësaj. Pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve. Beleri nuk mund të bëjë e cbëjë historinë. Himara mbetet bastion i shqiptarizmit, por ka 2 gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrash bilinguale dhe vetë qyteti i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme, shqiptare, greke e veneciane. Ky që bën bububume nga këto është antishqiptar nga koka te këmbët. Kujt ia shet ai patriotizmin?” – tha Berisha.

Ora 12:28
Arrestimi i Fred Belerit, justifikimi i Berishës: Hakmarrje politike e Ramës, s’na pengojnë për fitoren! Kreu i policisë së Vlorës ish bashkëpunëtor i Shullazit

 

Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se arrestimi i kandidatit të tyre në Himarë, Fredi Beleri është një hakmarrje e verbër politike e Ramës.

“Është një veprim i verbër. Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës. Me manipulim, me angazhim të një manipulatori dhe të një ish bashkëpunëtori të bandave që drejton sot Vlorën. Kreu i policisë së Vlorës ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe të tjerat dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës. Sikundër dënoj shitblerjen e votës kudo që kjo të ketë ndodhur, Duhet të informoj qytetarët shqiptarë, se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës ndaj tokave dhe trojeve të Ramës i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi i dhunës është një akt in ekstremis për të trembur zgjedhësit. Unë kam qenë në Dropull ku gjeta krim terrori si bashkiake ku qeveritarët u bënin presion që të mos votonin Thanas Manekën por kandidatin e tyre. Këto nukj do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës më 14 maj.

Rama për atë kandidat ka një javë që në të gjitha fjalimet e ka sulmuar, e ka shpëlare  me retorika të padenja. Po të jetë puna për blerje votash, ato kanë tentuar duke dhënë bonuese me pensionistët në kundërshtim me kodin zgjedhor të cilin Rama e konsideron kinezëri.”- tha Berisha.

Ora 11:08
Arrestimi i Fred Belerit, reagon Meta: Pas sulmeve të kryeministrit delinkuent, e rrëmbyen pas mesnate në mënyrë mafioze

1683713122_meta.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e kandidatit të tij dhe Berishës për bashkinë Himarë duke thënë se SPAK nuk vepron ndaj atyre që shkelin ligjin por pas sulmeve të Ramës kryen rrëmbime në mënyrë mafioze.

Me këtë i referohet faktit që Fredi Beleri u shoqërua pas mesnate. Meta thotë se strukturat opozitare në Himarë duhet të ngrihen në këmbë e të fuqizojnë fushatën për t’i dhënë goditjen Ramës.

“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, shkroi Meta.

Ora 10:41
Arrestimi i Belerit, Shehu: U 'rrëmbye' nga Policia! Keqpërdorim ekstrem i shtetit ligjor, duan të heqin vëmendjen nga e vërteta

1681379856_Screenshot2.png

Deputeti i Partisë Demorkatike, Tritan Shehu e ka konsideruar si “rrëmbim” arrestimin e Fredi Belerit mëngjesin e kësaj të premteje. Ai tha se akuzat që opozita po blen vota është qesharake dhe tragjike.

“Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike! Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbreme nga policia te kandidatit ne Himare.
Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote! Pikerisht per te fshehur deformuesit e vertete te demokracise, per te hequr vemendjen nga e verteta:
—Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij rregjimi.
Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastres, kemi deklaruar disa here shkeljet! Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet.
Por thuhet “Kapllani”! Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter… E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj…

A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?! Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?!
Opozita po i ben????!!!! Ashtu si po ndodh edhe me para te “thata”, por asnje hetim nuk ka. Ne Memaliaj ndalohen aktiviste te opozites vetem se po bejne fushate normale…e me tej policia ne komunikate fallsifikon realitetin. Jane publike keto, por asgje me tej, askush nuk leviz nga organet, qe duhej.
Ndersa sot pashe nje “aksion” te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne permbajtje per katandisjen e nivelit te shtetit ligjor.. Keq perdorimin ekstrem te tij.
Megjithate askush nuk mund ta ndryshoje rezultatin e 14 Maji. Fitoren e Opozites, Koalicionit tone, te PD ne qender te tij”, tha Shehu.

Ora 10:29
Arrestimi i Belerit, Edi Paloka bën ‘fajtore’ ambasadoren Yuri Kim: E paralajmëroi edhe ajo

1683880252_8000633448b105028.png

Te ‘Rithemelimit’ i Sali Berishës Yuri Kim është ‘fajtore’ edhe për arrestimin e Fredi Belerit. Deputeti Edi Paloka në një postim në Facebook shkruan se Kim e paralajmëroi.

 “Pra, pas dhjetëra denoncimeve të bëra nga opozita, pas dëshmive dhe fakteve evidente (edhe me video) të krimeve zgjedhore e shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor e atij Penal prej kandidatëve socialistë, ministrave dhe të vetë Ramës, papritur SKAP-i gjeti dhe arrestoi një kandidat të koalicionit opozitar në Himarë… e pikërisht atë që Rama e kishte sulmuar e bullizuar më shumë gjatë gjithë këtyre ditëve!!! Unë nuk kam info dhe nuk marr përsipër të gjykoj nëse është fajtor apo jo Beleri, po nuk kam asnjë dyshim që kjo “drejtësia e reformuar” është totalisht në shërbim të pushtetit të korruptuar e kriminal te Rames. E paralajmëroi dhe Yuri në fakt. E, që në momentin që ajo “denoncoi” shitblerjen e votave, duhej të na shkonte ndërmend se sipas traditës kimiane, opozita do dilte fajtore... Unë vetë “e parashikova” në statusin tim,” shkruan Paloka.

Ora 09:26
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Idrizi: Olta Xhaçka s'duhet të takojë ambasadoren greke! T'i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke

1683842061_idrizi.jpg

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për arrestimin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për bashkinë Himarë, Fredi Beleri dhe e cilëson të papranueshme urdhrin e ministrisë së jashtme greke që ambasadorja të takojë Olta Xhaçkën.

“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen!!! Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës që është shtetas Shqiptar me kombësi Greke ?

Po kandidon shteti Grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!!! Ministria znj Olta Xhacka , nuk duhet të takojë Ambasadoren Greke, por ti drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Veç një Atdhe”, shkroi Idrizi.

Ora 09:25
Arrestimi i Belerit, ‘Rithemelimi’ dega Himarë: Presion politik, shtet policor! Frikë nga humbja

1678563518_Screenshot4.jpg

‘Rithemelimi’, dega e Himarës, reagoi me anë të një postimi në Fb se nuk do ta lejojnë terrorizmin, pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kreun e kësaj bashkie.

 “Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij. Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit. Sot nuk po flasim për Fredi Belerin  sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!

Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης - Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1.  Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për kedo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qytetarët!  Ju mirëpres te gjithëve ne mitingun përmbyllës te fitores së madhe, sot ne shëtitoren e Himarës në orën 18:30! Më të bashkuar se kurrë”, thuhet në reagim.

Ora 06:52
VIDEO/ Arrestimi i Belerit, Dule: E rrëmbeu policia me urdhër të Ramës, të lirohet menjëherë! Të garantohet vota e lirë

 

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ,  i pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës e quan sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama

"“Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidati të koalicionit në Himarë zoti Bejleri me urdhër e porosi të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i parecedentë dhe i pashpjegueshëm. Është një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitar. Thirrja jonë është lirimi i zotit Bejleri dhe garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë njëherë e mirë nga intimidimi i qytetarëve dhe përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë sot t’u drejtohemi mediave edhe sot  që të jenë të pranishme, që të kenë një proces transparent, një proces  i cili do të respektojë vullnetin e sovranit, u drejtohemi përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar për monitorim të qendrave të votimit dhe KZAZ Himarë, se vetëm kështu do t’iu priten shanset kryeministrit Rama, i cili ka vënë objektiv strategjik  në shërbim të interesave klienteliste në dëm të pronave të Himarës, me qëllim që të garantohet procesi dhe shmangia me çdo kusht manipulimit të tentuar nga Rama. Zoti Bejleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si kandidatët e tjerë  dhe të kurorëzojë fitoren që është e dukshme dhe e prekshme në çdo familjeje komunitet të bashkisë Himarë", tha Dule për mediat. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/05/2023 01:54

    Kur minjve u prishet foleja reagojne te coroditur dhe ja shembujt konkrete: grupi Berisha- Meta bene nje takim urgjent dhe dolen me deklarata absurde duke filluar qe nga helenizimi i pronave e duke mbaruar me akuzen ndaj amb.amerikane si pjese e komplotit mafioz te drejtuar nga Rama per te rrembyer ne mes te nates <<te zgjuarin>> e Himares, Fredi Belerin qe pasi inkriminoi veten dhe hapi zemren te /Protothema/,(a thua se nuk ishte gazete greke qe e lexojne gjithe shqipot e Greqise,por gazete e Mongolise),vajti dhe inkriminoi veten akoma me keq duke marre pjese vete personalisht ne shit-blerjen e votes,ne mes te nates,ne vendin e vendeve-ne WC! Kjo ngjarje sa serioze dhe e rrezikshme per integritetin e procesit te votimit dhe teritorit te vendit,po aq tragji-komike per pjesemarresit,reaguesit dhe se si u zhvillua,i bejne te duken rastet e tjera gati inteligjente,sepse ne rastet e tjera u kapen njerez te tjere,jo kandidati vete duke blere vota.

    Përgjigju
  • Klodi: 12/05/2023 15:38

    Ju jeni kriminel antishqiptar qe hiqeni si patriot te zjarrte por shisni dhe gruan per nje cop pushtet e jo me trojet shqiptare.Kurr nuk do fitoni ne ket vend o te degjeneruar

    Përgjigju
  • Xxxxx: 12/05/2023 14:02

    Fredi hero i epirit

    Përgjigju
  • Iliri: 12/05/2023 13:52

    Po ty Sali Berishën nuk të ka ngelur paksa gjak Shqiptari?Mendon se jemi tufë delesh ne Shqiptarët?Ai thotë do ta helenizoj, ti thua çështje pronash,po ka njeri më të lig e sherrxhi se sa ty në Shqipëri.Unë si ish kulak nga tropoja ti kam dhënë duart qysh në 1993, bajgë,hale,kancer,ja se ç'farë je ti,por do të vij dita që do paguash për gjitha këto.

    Përgjigju
  • ymeri: 12/05/2023 13:37

    pa merak se dhe ti do e shoqerosh

    Përgjigju
  • klodi: 12/05/2023 13:33

    aman se ju kete muhabet keni perhere per zgjedhje , kriminela

    Përgjigju
  • dori: 12/05/2023 12:40

    e kane kapur me presh ne dore,,,,jevgu i himares....domte te behej krietar...antishqiptari....bejlerin tani bejeni non-grata.....

    Përgjigju
  • ani: 12/05/2023 12:33

    Po o budalla se aty tek ty e ka mendjen rama

    Përgjigju
  • Ridi: 12/05/2023 11:58

    Ore po kur ka shtet ky miu nuk gjen vend ku te futet. Ky miu ishte nje nga ato qe ndertoi grupin ku u vra "kaqifja" dhe nuk pane nga iken kur shteti funksionon e cuan te gjorin per lesh. Po sa te kete serb e rus si sala e likja do kete dhe mij te ketij lloji ne Shqiperi. Funderrina si keto duhet te ishin zhdukur me kohe nga qarkullimi.

    Përgjigju
  • sabri: 12/05/2023 11:57

    po burgu e priste ne momentin qe do me ble votaat

    Përgjigju
  • Deni: 12/05/2023 11:33

    kush genjen popullin dhe mendon per interesat e tij meriton burgun

    Përgjigju
  • Era: 12/05/2023 11:31

    ai njeri meriton vetem burgun

    Përgjigju
  • arben: 12/05/2023 11:12

    po juve gjithmone rama jua ka fajin o te paafte

    Përgjigju
  • titi: 12/05/2023 11:05

    ore vota e lir nuk ngacmohet ai eshte arrestu per krimet e veta

    Përgjigju
  • Mafmut Zymbyli: 12/05/2023 10:57

    O psrtia anti Shqiptare partia wc pd o Edi Paloqe po wc Fredi Beleri është anti Shqiptar i tërbuar e ti mor hale Edi Paloqe a je Shqiptar apo je Grek ? Apo ti je me tathin e thupës o thuthuq. Bravo o Edi Rama tregoi vëndin qenit bastard Fredi Belerit. Respekt dhe për Shpëtim Idrizin.

    Përgjigju
  • Labi: 12/05/2023 10:49

    Te vetmen gje te mir qe beri ky legeni rama futi ne burg kete pler qe e prekrahin keta plerat bf me camer greker ne kualizion duan dhe voten e shqiptfve keta me bajga nga rama po hajde nje gje positive qe ky plera bashk me ata pushtat si vetja

    Përgjigju
  • Misha: 12/05/2023 10:01

    Po shyqyr ka shtet me ne fund.Na u prish gjiza ca thote qeveria grëke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion