Reagimet pas sulmeve, Erdogan:
Terrorizmi nuk ka vlera e as besim

Reagimet pas sulmeve, Erdogan:<br />Terrorizmi nuk ka vlera e as besim
Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim kanë reaguar pas sulmeve të ndodhura në aeroportin Atatturk ku mbetën të vrarë 41 persona dhe u plagosën 239 të tjerë. 

“Sulmi i cili ndodhi gjatë muajit të shenjtë të ramazanit tregon se terrorizmi godet pa marrë parasysh besimin dhe vlerat. Nëse të gjitha shtetet dështuan ti bashkohen luftës kundër organizatës terroriste ateherër të gjitha frikërat në mendjet tona do të bëhen realitet” u shpreh Erdogan në një deklaratë për mediat.

Më i ashpër në deklaratën e tij ishte kryeminsitri Binali Yildirim sipas të cilit i dyshuari kryesor për sulmin mund të jetë Shtetit islamik ISIS. “Ne do ta luftojmë zjarrin me zjarr – u shpreh Kryeministri – “gjërat janë bërë të vështira dhe është koha të reagojmë” shtoi ai .
 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre