Arrestimi i kirurgut Dalip Cela dhe reanimatorit Nuri Qyra, si fajtor për neglizhencë në kurimin volejbollistit 24 vjecar, ka tronditur një pjesë të mirë të stafit spitalor të Durrësit. mjeket i tremben impaktit negativ qe mund të sjelle në opinion ky arrestim. Nëndrejtori i këtij spitali Shaban Dedej deklaron se dy mjeket mund të ndiqeshin në gjendje të lirë, ndërkohe që hetimet ndaj tyre për mjekim te pakujdesshëm vazhdonin.
Kartela klinike e viktimes është sekuestruar menjëherë pas vdekjes dhe grupi hetimor nuk ka përfshire ne hetimet e cështjes asnjë nga drejtuesit e spitalit, te cilët nuk janë njohur as me rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Arrestimet janë bërë lidhur me vdekjen e 24-vjeçarit Juxhin Guza, I cili vdiq në spital pas plagëve të shkaktuara në një tentativë për t’i grabitur varësen e florinjtë pranë shtëpisë së tij në Durrës, në orët e vona të natës
Arrestimi i mjekëve bëhet pas akuzave të familjarëve të volejbollistit të ri mbi neglizhencën që kanë hasur pasi kanë dërguar djalin e tyre të plagosur në njërën kofshë me katër plagë me thikë.
Arrestimi u bë me kërkese të Prokurorisë për mjekim te pakujdesshëm, vepër penale kjo që dënohet nga gjobe dhe një dënim deri në 5 vjet heqje lirie.
/Shqiptarja.com

Durrës, në pranga dy mjekë neglizhuan volejbollistin Guza