STAMBOLL- Inteligjenca turke po heton incidentet e fundit në Sheshin “Taksim” nëse kanë lidhje me fuqitë e huaja, tha Kryministri turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll. Këto komente kryeministri turk i bëri para vizitës së tij zyrtare në Marok, Algjeri dhe Tunizi.
 
Erdgogan akuzoi aktorët e brendshëm dhe të huaj në mbështetjen e protestave të dhunshëm që përfshiu vendin.
 
“Ata të cilët na këshillojnë që të jemi të moderuar , duhen së pari të jenë të moderuar vetë” tha Erdgogan, duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj përdorimit të forcës kundër protestave që kanë shpërthyer në të gjitha anët e vendit.
 
“Vendi tashmë është duke përjetuar një ‘Pranverë turke’ dhe nuk do të lejojë ata që duan ta kthejnë në një dimër”, tha Erdogan, duke iu referuar zhvillimit ekonomik që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së tij.
 
Ndërsa një korrespondenti të “Reuters”, Erdogan i është përgjigjur se ai po trajtohet si një agjent armik, dhe ka hedhur poshtë krahasimet se në Turqi po përjetohet një pranverë arabe.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)