Pak orë pas bombës së mediave amerikane lidhur me mundësinë që Rusia mund të shantazhojë Trump ,reagon edhe Kremlini zyrtar i cili gjithmonë ka mohuar akuzat se ka qënë i përfshirë  në hakerimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit që lamë pas.

“Rusia nuk grumbullon material kompromentuese për asnjë njeri, as për Trump e as për Hillary Clinton” thuhet në deklaratën e Kremlinit.

 Ishte pikërisht zëdhënësi Dmitry Peskov i cili ka reaguar duke konfirmuar se  Kremlini nuk zotëron material për Donald Trump. Sipas tij raportimi është fals,një trillim.

“Kremlini punon për të rregulluar marrëdhëniet e presidentit rus me partnerët  perëndimorë në radhë të parë në interes të popullit rus dhe së dyti në interes të paqes dhe sigurisë globale", shtoi Peskov.

Sipas raportimit të mediave si Neë York Times apo CNN, thuhet se Rusia zotëron madje pamje ku manjati ëshë duke kryer marrëdhënie me prosituta. Më herët edhe vetë Trump i quajti këto lajme të rreme dhe thjesht nëj gjueti shtrigash.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com