Reagimi i kryeministrit Rama për
Haradinajn, PD: Shumë vonë

Reagimi i kryeministrit Rama për<br />Haradinajn, PD: Shumë vonë
Partia Demokratike e ka cilësuar reagimin e kryeministrit Rama për arrestimin e Ramush Haradinajt si tepër të vonuar.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PD i ka kërkuar kreut të qeverisë që të telefonojë homologun e tij në Serbi Vuçiç e t’i kërkojë atij që të tërheqë kërkesën për ekstradimin e kreut të AAK Ramush Haradinajt. Sipas saj kjo është e vetmja mënyrë që dashuria Rama- Vuçiç t’u vlejë shqiptarëve.

"E kemi paralajmëruar kryeministrin Rama se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç si e ka pohuar me mburrje vetë dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë. Një telefonatë e juaja me Vuçiç në këtë rast mund ta zgjidhte ngërçin. 

Telefononi mikun tuaj ,Vucic zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim! Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t'u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika kur përqafimet me Vuçiç e serenatat me Daçiç të kenë vlejtur",
deklaron PD.

Gjithashtu PD ka akuzuar kryeministrin Rama se kjo nuk është hera e parë që ai reagon shumë vonë për sa i përket çështjeve që prekin stabilitetin kombëtar. Ata shprehen se edhe për murin ndarës në Mitrovicë reagimi i Ramës ka ardhur me vonesë, e ndërsa e cilëson si turp faktin që sipas tyre opozita ka reaguar para Tiranës zyrtare.

"Çështja Haradinaj është një çështje kombëtare,por për turp të qeverisë së Tiranës ishte PD në opozitë që reagoi e para dhe kryeministri priti 24 ore për të hapur gojën. I njëjti kryeministër që ende nuk ka nxjerrë asnjë fjali të vetme për një ngjarje po aq të rënde që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri Ndarës në Mitrovicë", mbyll deklaratën e saj PD.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!