REAGIMI/ Telemetrix: Si u manipulua qëndrimi i ekspertit të KiE për 'korrupsionin' me matjen e audiencës në Shqipëri

REAGIMI/ Telemetrix: Si u manipulua qëndrimi i ekspertit të KiE për 'korrupsionin' me matjen e audiencës në Shqipëri

Telemetrix, kompania e matjes së audiencës televizive në Shqipëri, mbështet raportin e publikuar nga Autoriteti i medias Audiovizive, përpiluar nga një ekspert i kontraktuar nga prezenca e Këshillit të Evropës në Shqipëri, si mbështetje ndaj AMA-s në sajë të mungesës së kapaciteteve teknike për të zhvilluar një vlerësim të kompanive që operojnë në tregun e matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Telemetrix thotë se mbështet rekomandimin për ngritjen e Komisionit të Përbashkët (Transmetues, Agjensi Reklamash dhe Reklamues) për të rregulluar tregun e matjes së audiencës në vend.

Telemetrix përmend një konstatim të ekspertit në raport, i cili shprehet se nga sa i ishte thënë nga burime të padeklaruara, lihej të nëkuptohej se transmetuesit mund të pagujanë për numra më të mirë shikueshmërie, dhe se numrat mund të sajohen.

"Në raport tregohet qartë që këto insinuata nuk janë produkt i ekspertit (nuk ndodh që një ekspert të bëjë insinuata korruptive në raporte të tilla, siç pretendon Top Channel në rubrikë), por vijnë nga burime të tjera, që janë takuar me ekspertin dhe kanë shprehur opinionin e tyre. Pra është shumë e rëndësishme të ritheksohet që bëhët fjalë për opinion palësh të treta (nuk specifikohen), dhe jo opinion të ekspertit siç shprehet ne rubrikën e Top Channel. Nuk dyshojmë që këto burime, mund të jenë po ato që me dashje kanë bllokuar ndër vite iniciativa si “Kominisioni i Përbashkët” për qëllime personale", thuhet në reagimin e Telemetrix.

Deklarata e plotëse 

Telemetrix, kompania kryesore e matjes së audiencës televizive në Shqipëri, vlerëson me rëndësi publikimin e një deklarate tjetër ku shprehet qëndrimi ynë sa i përket publikimit nga AMA të një raporti, të përpiluar nga një ekspert i kontraktuar nga prezenca e Këshillit të Europës në Shqipëri, si mbështetje ndaj AMA, në sajë të mungesës së kapaciteteve teknike për të zhvilluar një vlerësim të kompanive që operojnë në tregun e matjes së audiencës televizive në Shqiperi. Kjo deklaratë shërben gjithashtu si një reagim zyrtar i kompanisë tonë mbi Top Channel dhe një rubrike të publikuar nga ky kanal ditën e Mërkurë, 13 Mars ku disa pjesë të këtij raporti ndahen me publikun shqiptar. Ja vlen të theksohet që ky raport është publikuar zyrtarisht nga AMA ditën e Premte, 15 Mars, ditë të cilën dhe ne, kompania Telemetrix, kemi patur mundësi ta lexojmë.

Përpara analizës së disa segmenteve kyçe të raportit të ekspertit, është e rëndësishme të theksohet që Telemetrix e mbështet këtë raport në tërësi, si dhe me një fokus të veçantë mbi rekomandimet e ofruara të cilat qëndrojnë plotësisht në linjë më qëndrimin e përgjithshëm të kompanisë gjatë viteve të operimit në treg si dhe aspiratave tona për të ardhmen e matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Telemetrix nga ana tjetër nuk mbështet rubrika keqinformuese dhe çdo interpretim tendencioz të gjetjeve të ketij raporti nga mediume të rëndësishme informative, si ato të kanalit Top Channel.

Telemetrix, kompania kryesore e matjes së audiencës televizive në Shqipëri që prej vitit 2012 ka qënë gjithmonë e gatshme për të ndërmarrë, ose për t’u bërë pjesë e çdo iniciative në mbështetje të matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Gjatë dy viteve të fundit, Telemetrix, ndër iniciativa të tjera, ka mirëpritur ngritjen e një tryeze dialogu mbi këtë sektor nga AMA ku është diskutuar thellësisht ngritja e Komisionit të Përbashkët (Transmetues, Agjensi Reklamash dhe Reklamues) për të rregulluar tregun e matjes së audiencës në vend, ashtu siç dhe formulohet në rekomandimin kryesor të ekspertit:

“Unë mendoj se iniciativa e marrë së fundmi për ngritjen e një komisioni të përbashkët të kësaj industrie dhe ngritja më pas, të paktën pjesërisht, e një sistemi të matjes për të gjithë industrinë është një zhvillim që duhet të mirëpritet.” Fq.8

Ideja e komisionit ka fatkeqësisht vite që vazhdon të mbetet vetëm në formë ideje, në një treg ku shumë nga palët e perfshira mbajnë qëndrime kontradiktore duke penguar me ose padashje një iniciative që do hapte rrugën për një të ardhmen proaktive të këtij aktiviteti në vend, një pikë kyçe e venë në dukje nga eksperti në raport:

“Një çështje themelore që doli vazhdimisht në takimet e mia ishte besimi, apo më saktë mungesa e besimit mes organizatave të studimit të tregut dhe transmetuesve, mes vetë transmetuesve, mes transmetuesve dhe agjencive të reklamave dhe mes organizatave të studimit të tregut dhe agjencive të reklamave, që mbulon të gjitha mundësitë. Besimi ka për të qenë ndoshta problem mes blerësve dhe shitësve në momentin që ata bëjnë tregti, në këtë rast në dhënien e parave për audiencë, gjë që kryhet pa matje përgjithësisht të pranuara dhe të besueshme të atyre audiencave.” Fq. 6

Telemetrix ka qenë gjithmonë transparente me të gjithë klientët dhe palët e interesuara rreth teknologjisë së përdorur, metodologjisë për përzgjedhjen fillestare të kampionit si dhe mirëmbajtjen e kampionit tonë në nivel përfaqësues, bazuar në kritere is shperndarje gjeografike, përbërja familjare, indeksi ekonomik dhe platformat televizive në përdorim. Kemi përmëndur në deklaratën e mëparshme që zgjerimi i operimit tonë në treg ka qënë dinamik, në varësi të nevojave si dhe mundësive të klientëve tonë. Qëndrimi i kampionit të panelit të kompanise Telemetrix në nivel përfaqësues të Tiranës dhe qyteteve kryesore (N=375) dhe jo kalimi në kampion përfaqesues kombëtar urban (N=600) ose kampion përfaqësues kombëtar (N=1000), është një rezultat direkt i mungesës së sipërpërmëndur të bashkëpunimit të palëve të interesuara. Po ashtu edhe për dimensionet e matjes së audiencës në nivel profili shikuesi brenda familjes, ose të disa televizorëve brenda familjes. Telemetrix ka qënë gjithmonë transparente për këto dimensione me klientët e vet. Eksperti shprehet se:

“Duke u nisur nga sa m’u tha, mendoj se një sistem cilësor dhe i pranuar i matjes së audiencës televizive në Shqipëri do të kushtojë ndjeshëm më shumë sesa shpenzohet tani.Duke pranuar se ky informacion mund të jetë konfidencial, unë në fakt i pyeta të dyja organizatat aktuale të studimit të tregut rreth shpenzimeve të tyre për ketë sistem/për të ardhurat e fituara. Njëra prej tyre refuzoi direkt të përgjigjej, që është e drejta e saj. Organizata tjetër më dha me mirësjellje një shifër. Do të doja ta ruaja sa më shumë konfidencialitetin e tyre, kështu që do të mjaftohem duke thënë se të ardhurat e tyre vjetore janë ndjeshëm nën 100,000 Euro. Ndonëse kjo shumë do të ishte thelbësore si pagesë nga xhepi i pothuajse cilitdo, për një sistem të matjes së audiencave televizive, është një shumë tepër modeste.” – Fq. 6-7

Bilancët vjetore të kompanisë Telemetrix janë bilance publike (por ne gjithsesi e ofruam informacionin) dhe nëse do diskutohet për një barrierë kryesore për zgjerimin e shtrirjes se aktivitetit, është pikërisht barriera e përmëndur nga eksperti, si pasojë e një mungese vullneti për ngritjen e strukturave përgjigjegjëse (si Komisioni i Përbashkët) që do kishin nje efekt direkt te buxhetimi i këtij aktiviteti.

E fundit dhe mjaft e rëndësishme, në publikimin e një rubrike informative nga kanali Top Channel, ditën e Mërkurë, 13 Mars, ora 17:00, u tha me një titull keqinformues: “Audienca, raporti fakton mashtrimin”. Në këtë rubrikë thuhet se (0:55), “Por përveç mangësive të mëdha teknike, raporti i Këshillit të Europës thotë se ka dyshime që të dy kompanitë e matjes se audiencës në Shqipëri, mund të manipulojnë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave”, ndjekur nga nje citim i prerë në mënyrë tendencioze. Telemetrix publikon më poshtë citimin e plotë:

“Më treguan gjithashtu edhe shembuj, ku numrat e audiencës nuk kishin kuptim, duke pasur parasysh natyrën e programeve të kanaleve konkurrente. Si rast më negativ, u la të nënkuptohej se transmetuesit mund të paguajnë për numra më të mirë dhe se numrat mund të sajohen.” – Fq.5

Në raport tregohet qartë që këto insinuata nuk janë produkt i ekspertit (nuk ndodh që një ekspert të bëjë insinuata korruptive në raporte të tilla, siç pretendon Top Channel në rubrikë), por vijnë nga burime të tjera, që janë takuar me ekspertin dhe kanë shprehur opinionin e tyre. Pra është shumë e rëndësishme të ritheksohet që bëhët fjalë për opinion palësh të treta (nuk specifikohen), dhe jo opinion të ekspertit siç shprehet ne rubrikën e Top Channel. Nuk dyshojmë që këto burime, mund të jenë po ato që me dashje kanë bllokuar ndër vite iniciativa si “Kominisioni i Përbashkët” për qëllime personale.

Po në këtë linjë dhe sipas paragrafit vijues të ekspertit në faqen 5 të raportit:

“Theksoj gjithashtu edhe çështjen aktuale në gjykatë, ku një transmetues i madh kërkon të mos e lejojë një organizatë matjeje të raportojë të dhënat lidhur me të. Çfarëdolloj çështjesh specifike të përmbajë ky rast (gjë që nuk më përket mua), kjo vështirë të tregojë se kemi të bëjmë me një treg që gëzon një sistem të kënaqshëm dhe të konsiderueshëm të matjes së audiencës televizive.”

Ja vlen të sqarojmë që Telemetrix ndodhet në një proçes gjyqësor me shoqërinë Top Media, që prej Dhjetorit të vitit 2018. Telemetrix është paditur nga shoqëria Top Media, duke ju kërkuar që të mos publikojë të dhënat e audiencës së kanalit Top Channel, pra të mos ushtrojë të drejtën thelbësore të aktivitetit të kompanisë që është hulumtimi (sondazhi), sepse një aktor i përfshirë në këtë sondazh, nuk është i kënaqur me rezultatet! E gjitha kjo në kontekstin e një tregu lirë, lirisë së fjalës si dhe të lirisë së veprimtarisë ekonimike të garantuar nga kushtetuta e Shqipërisë.

Kompania Telemetrix fton të gjitha palët e interesuara ti drejtohen raportit të ekspertit, publikuar nga AMA (http://ama.gov.al/publikime/) për më shumë informacion, ose të na shkruajnë direkt ([email protected]). Ne përsërisim edhe një herë se jemi në mbështetje të plotë të gjetjeve, si dhe rekomandimeve të këtij raporti, duke shpresuar që nuk do mbetet vetem në nivel iniciative, por do bëhet faktor, për të ardhmen e rregullimit të tregut ku ne operojmë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nona: 15/03/2019 19:19

    Paska shku per lesh Topi qe paska fillu me bo poça? Shqiptaret dun telenovela turke dhe fantomasin qe grin sallate te Klani, po kur ta kuptojne ata tek Topi, ka maru pune do perfundoje si TVA-ja ne kohe te vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime