Deputetja e PD-së Albana Vokshi komenton përplasjen e saj me Asllan Dogjanin gjatë protestës së opozitës sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Vokshi ka dhënë edhe një përgjigje për gjithë lajmet që u përhapën sot lidhur me sherrin e saj me Dogjanin.

“‎Ata qe duan te zbehin protesten me te madhe, gjejne Zgjidhje me lajme fallco, FAKE NEES!! Per FAKE NEES, nuk ka pasur asnje shqetesim mes meje dhe askujt. ‎ ‎Revolucioni popullor i nisur nga Tirana nuk do te ndalet. Neodiktatorët të lënë zyrat bashkë me studiot e montazhit… ‎Me Mire Heret se Vone!!”, shkruan Vokshi në Facebook. 

Albana Vokshi u regjistrua sot teksa replikonte ashpër me Asllan Dogjanin gjatë protestës së PD. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com