Deputetët e Partisë Demokratike kanë sqaruar votën e tyre pro dërgimit për interpretim në Këshillin e Legjislacionit, të projektligjit të propozuar nga Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, draft i cili parashikon heqjen e titujve, gradave dhe dekoratave për Enver Hoxhën, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe për disa antifashistë të parë. Ky qëndrim i ligjvënësve të PD është lexuar nga zonja Doda si mbrojte e dekoratave të Enver Hoxhës nga Partia Demokratike.
Por cila është përgjigja e deputetëve demokratë, anëtarë të Komisionit të Sigurisë? Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, u shpreh se çështja e dekoratave nuk është në kompetencë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. “Nuk kemi votuar vetëm për këtë projektligj, por edhe për projektligjin e propozuar nga Rama dhe Balla. Komisioni i Sigurisë nuk ka tagër që të shqyrtojë çështjen e dekoratave dhe medaljeve. Komisioni i Sigurisë mbulon dhe shqyrton vetëm nismat që kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Për të zgjidhur këtë çështje iu drejtuam Këshillit të Legjislacionit”, u shpreh Noka.
/Shqiptarja.com