TIRANE - “Pasojat që këto krime lënë mbrapa janë makabër për familjarët e viktimave, por edhe krijimi i ndjenjës së pasigurisë që përjeton e gjithë shoqëria”, shprehet deputetja ePartisë Socialiste, klodiana Spahiu. Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, deputetja socialiste analizon edhe shkaqet e përshkalëzimit të krimmit në vned, që kryesisht po prek dhe femrat, si dhe përgjegjësinë e strukturave të policisë në vend.
“Strukturat shtetërore të cilat janë caktuar dhe besuar për të mbajtur rendin, nuk po marin seriozisht luftën ndaj krimit që ka marë përmasa alarmante në vend. Në disa raste viktimat e fundit kanë kallëzuar paraprakisht në polici për problemet që kanë pasur me bashkëshortët e tyre, por kjo gjë nuk është ndjekur në mënyrë aktive nga ana e policisë, por thjesht është dokumentuar.
Policia e shtetit duhet të marë menjëherë përgjegjësinë që i takon për të siguruar nënat dhe motrat tona nga dhuna qe nxitet kundrejt tyre për shkak të xhelozisë, varfërisë, alkolizmit apo çdo lloj shkaku tjetër që ka çuar deri në vrasje”, tha Spahiu. Si përfaqësuese e gjinisë femërore, e cila kohët e fundit është bërë viktimë e vrasjeve, deputetja socialiste thekson se rithemelimi i policisë së shtetit nuk duhet të nisë nga një nivel anarkik, por duhet të ngjisë më tej shkallët e përgjegjshmërisë dhe respektit që qytetarët kanë kundrejt forcave blu dhe anasjelltas.
JOZEFINA TOPALLI
Vrasjet e 3 grave vetëm brenda një jave ka sjellë një reagim edhe të kryeparlamentares Jozefina Topalli. Në një postim në rrjetin social Facebook, Topalli shprehet se vrasjet e grave janë një tmerr, nga i cili më shumë që e vuajnë dhimbjen janë fëmijët e viktimave. “Të dashur miq! Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr. Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin! Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet. Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT! Jozefina”, shkruan Topalli.
QËNDRIMET
“Po përfundojmë një shoqëri e deformuar në thelb”, është ky qëndrimi i deputetes demokrate Mesila Doda në një reagim të saj lidhur me situatën e krimit në vend. Referuar edhe ngjarjes së djeshme të një zënke mes grave në një qendër sociale, deputetja e PD shkruan “Ky po që është lajm...presupozohet që këto janë zonjat që ndihmojnë zonjat e tjera nga dhuna e burrave. Po përfundojmë një shoqëri e deformuar në thelb”, shkruan ajo.
Ndërkohë që lidhur me çka ndodhur edhe drejtuesja e Forumit Rinor Socialist, Elisa Spiropali ka reaguar në Facebook. “Pas një vrasje, gjendet gjithmonë një situatë sociale e papërballueshme. Duhen luftuar shkaqet që të zbuten pasojat. Edukim, dije dhe punë për qytetarët shqiptare. Ta shkulim shoqërinë shqiptare nga kthetrat e padijes dhe pamundësisë”, shprehet Spiropali.
Ndërkohë që për deputetin e PS, Armando Subashi gjithë kjo situatë mund të vërehet si bilanc lufte. “Bilanc lufte për Shqipërinë me viktimat e fundit të krimit në vend, luftë kjo e nxitur nga mosveprimi e zbatimi i ligjit e nga heshtja e drejtësisë. Kjo do veprim të menjëhershëm, ngritje në këmbë të gjithë strukturave të tanishme të policisë e të shtetit shqiptar !
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com