TIRANË - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hedh poshtë pretendimin se polici rrugor i cili u vetëhodh nga pallati pak ditë më parë e ka kryer nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Efektivi i Rrugores, Azbi Spahiu u vetëhodh nga një pallat 11-katësh më 15 janar në rrugën 'Kongresi i Manastirit' në Tiranë. Fatmirësisht, 57-vjeçari arriti të mbijetonte për shkak se rënia e tij u amortizua nga kabllot e internetit dhe më pas ra në tokë.

Fillimisht në media pas ngjarjes doli një lajm, se efektivi u vetëhodh, pasi më parë kishte vendosur gjobë djalit të një biznesmeni. Për këtë në lajme u referua se efektivit i ishte bërë presion në telefon për shkak të detyrës. Mirëpo AMP sqaron sot, efektivit i është marrë një dëshmi për ngjarjen në spital pas vetëhedhjes. Në deklarimin me shkrim, efektivi thotë AMP nuk ngre asnjë pretendim për ndonjë formë presioni apo shantazhi të ushtruar ndaj tij, që mund ta ketë çuar drejt vetëhedhjes.

Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar,  kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t'u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Lidhur me këtë reagoi dhe ministri i Brendshëm Ervis Hoxha. Ky i fundit bën thirrje të mos shpërndahen në media lajme të pavërteta. Këtu i referohet raportimeve se ndaj efektivit është ushtruar presion nga strukturat e policisë për shkak se ka zbatuar detyrën në gjobitjen ndaj djalit të biznesmenit. Sipas tij, të gjitha lajmet kanë qenë një furtunë në gotë.

“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.

Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.

Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).

Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.

Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…

Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë “Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”. Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet