"Nderkohe e verteta për atë që gënjeshtari Alibeaj më çuan “vrasës”,”bandit”, është kjo : Më datën 27 Prill të vitit 2009, pak metra larg spitalit Rajonal të Shkodrës, jam goditur rëndë me thikë në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori tentoi të me godiste serish me thikë kam nxjerr armën që mbaja me leje dhe kam qëllluar në drejtim të autorit, I cili për fat te keq humbi jetën. Unë kam shpëtuar nga kjo ngjarje vetem falë faktit që ndodhesha fare pranë spitalit ku ndihma ishte e menjehershme, pasi plaga ishte shume serioze."-thekson Cubi
Ja deklarata e plote e Cubit
Z. Enkelejd Alibeaj pa pikë turpi dhe I bindur dhe ai vetë se po gënjen merr guximin të dizinformoje publikun.
Lidhur me deklaratën e pavertetë të bërë nga z Alibejaj , ndërsa më akuzoi si kriminel, bandit dhe person me rrezikshmeri të lartë, e shikoj të arsyeshme të informoj mediat dhe opinionin publik për të vërtetën që duhet të dine te gjithe.
Asnje qytetar I këtij vendi nuk më njeh si përson me rrezikshmeri shoqërore, por përkundrazi duke qënë prej 15 vitesh kryetar I komunës Pult në Dukagjin, një zonë që persekutohej nga Partia Demokratike pasi votonte majtas, kam qëndruar pranë komunitetit ne zgjidhjen e halleve të tyre te perditshme.
Nderkohe e verteta për atë që gënjeshtari Alibeaj më çuan “vrasës”,”bandit”, është kjo : Më datën 27 Prill të vitit 2009, pak metra larg spitalit Rajonal të Shkodrës, jam goditur rëndë me thikë në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori tentoi të me godiste serish me thikë kam nxjerr armën që mbaja me leje dhe kam qëllluar në drejtim të autorit, I cili për fat te keq humbi jetën. Unë kam shpëtuar nga kjo ngjarje vetem falë faktit që ndodhesha fare pranë spitalit ku ndihma ishte e menjehershme, pasi plaga ishte shume serioze.
Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjygjesor Shkodër dhe Gjykata e Apelit Shkodër në kohën kur Ministër I Drejtësisë ishte vete Z. Enkelejd Alibeaj , më kanë shpalluar të pafajshëm pasi ajo ka ndodhur në kushtet e vetembrojtjes ekstreme. Kam sherbyer per 15 vjet si kryetar I Komunes Pult, I mandatuar nga vota e banoreve te kesaj zone, 8 vite prej te cilave ne qeverisjen e PD-se. Sikur te isha vertet ashtu sic shpreheni sot Z. Alibeaj, bazuar edhe ne ligjin e shtetit shqiptar por dhe ne mentalitetin hakmarres qe PD ka ndaj kundershtareve politike, jam I sigurte qe nuk do me kishit kursyer qofte nga shkarkimi por dhe nga denimi nese do isha fajtor.
Kjo deklaratë e juaja z Alibejaj me jetp te drejten t’ju keshilloj te gjeni një avokat të mirë për ti dalë për zot këtyre shpifjeve.
Me respekt
Martin Cubi