Reagon kreu i PAA, Duka: Uroj të jenë
zgjedhjet e dëshiruara prej dekadash

Reagon kreu i PAA, Duka: Uroj të jenë<br />zgjedhjet e dëshiruara prej dekadash
"Pas marrëveshjes midis Kryeministrit Rama dhe kreut të Opozitës Basha ka ardhur dhe reagimi i kreut të PAA, Agron Dukës, i cili ishte një nga iniciatorët e tryezës Rama-Basha ditën e sotme. 

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, zoti Duka është shprehur nw Facebook, se është i lumtur që përpjekjet e tij të Fatmir Mediut dhe homologëve rezultuan të suksesshme. 

Gjithashtu Duka uron që këto zgjedhje të jenë ato që kemi ëndërruar prej dekadash dhe të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. 

Statusi i Agron Dukës në Facebook.

"Miq!
Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. 
Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme."

duka

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut