Reagon Ministri i Drejtësisë
Halimi: Dënim i gjatë me burg

Reagon Ministri i Drejtësisë<br />Halimi: Dënim i gjatë me burg
TIRANE - Ka reaguar edhe Ministri Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pas valës së dhunës dhe vrasjeve që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Ai ka zgjedhur rrjetin social “FB” për të thënë, ““Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është ajo çka viktimat dhe shoqëria meritojnë”. Ai nuk lë pa përmendur edhe hyrjen në fuqi pak javë më parë të paketës më të ashpër penale të pas viteve ’90, ku krimi brenda familjes merrte një dënim goxha të rëndë.

“Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit, por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet”, thotë ministri i Drejtësisë.

Por sipas tij, krimi duhet parandaluar, nuk duhet pritur që ai të kryhet e më pas të kënaqemi duke dënuar autorin. Po ashtu ai ka kërkuar inspektimin e të gjitha rasteve kur gjykata ka dhënë vendim për mbrojtje të viktimave të dhunës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Po riparonte tamburet e makinës me gurë fresibël, humb jetën 56-vjeçari

Tiranë/ Po riparonte tamburet e makinës me gurë fresibël, humb jetën 56-vjeçari