Reagon partizani pas video-skandalit
Krenarë që luftojmë për lojë të pastë

Reagon partizani pas video-skandalit<br />Krenarë që luftojmë për lojë të pastë
Klubi i Partizanit ka reaguar publikisht për videon që ka shpërndarë po vetë rreth tentativës për ryshfet ndaj futbollistëve para ndeshjes me Kukësin.

Në reagimin e postuar në faqen zyrtare në Facebook, FK Partizani Albania, të kuqtë e kryeqytetit nuk janë kursyer duke e cilësuar një turp dhe një ballo me maska atë që kishte ndodhur.

Klubi kryeqytetas ka bërë një sulm direkt edhe ndaj drejtuesve të klubeve të tjera, duke i kujtuar atyre mirëpritjen, ndërsa i ka cilësuar homologët e Demit si persona që mundoheshin t’i futeshin nga dritarja.

Reagimi i Partizanit në Facebook
“Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurrë në shtëpi rivalëve për t’i vjedhur apo për t’i blerë.
Ne luftojmë të vetëm, dhe këtu nuk behet fjale për një ndeshje, as për një titull, të paktën të tillë JO, kurrë. Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do jetë kurrë pjesë e kësaj maskarade dhe i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMËRISE, ndërkohë që ata tentojnë t’i hyjnë nga dritarja.
Ky është një TURP I MADH! NJË BALLO ME MASKA, NË TË CILËN PARTIZANI NUK DO HYJË KURRË! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë, se kur “hajdutët” mbërrijnë në “shtëpinë tonë”, merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera…
“Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TË VETEM BASHKE ME TIFOZËT TANË PËR NJË LOJË TË PASTËR….DHE PIKËRISHT ATË LOJË DUAM TË FITOJMË….”

FSHF: Distancohemi dhe dënojmë këtë tentativë për trukim të ndeshjes Partizani-Kukësi.
partizani
Reagimi i klubit të Partizanit në faqen zyrtare në Facebook

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë