Reagon PD: Rama dëshmoi
vullnetit për të bllokuar integrimin
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat u shpreh se Rama po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e bllokimit të votimit të 3 ligjeve të kërkuara nga KE, me forca të tjera parlamentare që kanë qenë dhe janë të gatshme në çdo kohë për votimin e tyre.
TIRANE - Pas thirrjes së kreut të opozitës, Edi Rama që partitë e mazhorancës të ulen në tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e ngërçit të Fierit që mban peng votimin e 3 ligjeve që kërkojnë 3\5 në Parlament, ka reaguar Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate për mediat u shpreh se Rama po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e bllokimit të votimit të 3 ligjeve të kërkuara nga KE, me forca të tjera parlamentare që kanë qenë dhe janë të gatshme në çdo kohë për votimin e tyre.
Në njoftim theksohet se “Rama kërkon thirrjen e tryezës politike të partive parlamentare për të zgjidhur problemin e qarkut te Fierit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit të kësaj Gjykate. Me këtë kërkesë, Z. Rama, dëshmon edhe një herë vullnetin e tij të pandryshuar, për të bllokuar votimin e këtyre ligjeve dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë”
PD shprehet e gatshme të ulet në çdo tryezë, të diskutojë me PS çdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë, për tekstet e këtyre ligjeve që prej 2 muajsh presin të votohen në Parlament.
Duke ju referuar debatit për këshillin e qarkut Fier PD kujton se ka ofruar zgjidhje politike dhe kushtetuese për Qarkun e Fierit, mocionin për të gjithë këshilltarët e saj, pikërisht atë akt ligjor të cilin Partia Socialiste me këshilltarët e saj e ka ushtruar: në Komunën Ndërmenas, në Bashkinë e Divjakës, komunën Bubullimë dhe në Fier Shegan.
Në deklaratën për mediat PD kujton se “Në çdo vend të lirë demokratik, zbatimi i vendimeve të Gjykatës është një detyrim ligjor kushtetues i Institucionit të Përmbarimit dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat funksionojnë vendosmërisht në të gjitha rastet që u kërkohet nga palët e interesuara. Zbatimi i tyre nuk mund të pengohet nga asnjë forcë e vetme politike apo disa forca të marra së bashku, ndaj edhe kjo nuk mund të jetë çështje e një debati tryezash partiake por është detyrim madhor kushtetues.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5259
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15