Reagon Prifti: Iliri tartabiq
i fryrë me gjak, jo luan|
Meta dje: Prifti, mi moçalesh

Reagon Prifti: Iliri tartabiq<br />i fryrë me gjak, jo luan| <br />Meta dje: Prifti, mi moçalesh
TIRANE- Vazhdojnë replikat e ashpra dhe akuzat e ndërsjellta mes ish zv kryeministrit Ilir Meta dhe ish ministrit të Energjetikës. Në kundërpërgjigje të deklaratës së Ilir Metës të bërë dje nga qyteti i Shkodrës, ku krahasoi Priftin me një “mi moçalesh”, ky i fundit deklaron se Ilir Meta nuk është një luan, siç pretendon, por një tartabiqe e fryrë me gjak që rrezikon ta shtypë po ajo mollaqe që i dha gjakun.”

Ish deputet i LSI-së, sot deputet i pavarur nënvizon se Meta ka tradhëtuar miqtë e shokët, që e bënin të ishte luan 10 vite më parë, dhe sot nuk ka asnjë shok, vetëm Xha Brahon “prokurori që ka varur në litar, njerëz të pafajshëm”.

Prifti thotë se shqiptarët presin drejtësi, ndërsa hedh dyshime për dhënien e një vendimi të drejtë e të pavarur nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë më 16 janar. Ilir Meta akuzohet për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos së përgjuar nga ish ministri i Energjetikës në zyrën e këtij të fundit më 1 mars të 2010. Gjatë bisedës përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali.

DEKLARATA PËR SHTYP E DRITAN PRIFTIT
“Ilir Meta dje me eufori quajti veten luan e mua mi. Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk e di kush është luani dhe kush është miu në rastin tonë. Ai kërkoi më kot t’i japë optimizëm një familjeje politike të korruptuar dhe të lodhur nga pasha e fajit që ka para shqiptarëve.
Ndonjë që nuk e njeh dhe mund të mashtrohet që ai është luan, por unë e njoh, në sytë e mi ai është një tartabiqe e fryrë me gjak që rrezikon ta shtypë po ajo mollaqe që i dha gjakun. Kush ka frikë nga një tartabiqe?
Luan ishte Ilir Meta në vitin 2001 kur kishte miq e shokë. Sot atij nuk i ka mbetur asnjë mik e asnjë shok sepse të gjithë i tradhëtoi, i përdori dhe i mashtroi. I vetmi që i rri pranë është xha Braho, prokurori që ka varur në litar, njerëz të pafajshëm.
Xha Braho ka blerë një Benz të ri që kur ka filluar gjyqi i Ilir Metës. Mund që Benza të blejën dhe disa gjyqtarë nga kjo histori, por është e sigurtë që Metën sot e shohin me përbuzje e neveri të gjithë. Dikush mendon ti marrë disa euro më shumë tani që është në hall kurse të tjerët, shumica e shqiptarëve, presin drejtësi. Dhe drejtësi do të ketë.”

MË 16 JANAR VENDIMI
Më 16 janar, ora 13:00. Gjykata e Lartë do të shpallë vendimin nëse Ilir Meta është i fajshëm apo i pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën, pas publikimit të videopërgjimit të realizuar nga vetë Dritan Prifti në zyrën e ti në mars të 2010. Në seancën e 6 janarit prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndaj Ilir Metës, pasi sipas saj provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive. Avokatët mbrojtës deklaruan se akuzat e prokurorisë ishin të pabaza dhe kërkuan rrëzimin e tyre dhe deklarimin të pafajshëm të ish zv kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta.
(sgera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit