Në fjalën e tij të gjatë në seancën e djeshme parlamentare, kryeministri Edi Rama mbrojti programin e qeverisë së tij për vitet 2013-2017 mes batutave dhe replikave ironike për parafolësin, ish-kryeministri Berisha. Rama deklaroi se ee programi katërvjeçar i qeverisë së drejtuar prej tij "do t'i ngrejë kokën Shqipërisë". Ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë e jo të gjejmë kokën tuaj.
Ju keni të drejtë, pasi keni vite që keni harruar se ç’është një program që i paraqitet Kuvendit për miratim”, tha Rama. Kryeministri Rama, në fjalën e tij, u ndal dhe tek largimi i opozitës nga salla e parlamentit tre ditë më parë, ndërsa prezantonte programin qeverisës. "Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit, ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrjejtes.
Por, dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t'ju them sot: Personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur në deklaratën e Berishës, Rama iu drejtua se “Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur”. Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita e sotme të ngrihet në nivelin e mirësjelljes. Sipas tij, opozita është vënë në pozitën që flet pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk ka kuptuar, por ai do të vazhdojë t’i dëgjojë deri në fund. “U them, mos u ngutni si parafolësit, se ky është hartim, e me radhë, mos u ngutni, se këta që folën në fund kanë bredhur shumë nëpër bote, po botë demokratike nuk kanë futur, ndaj e kanë nxjerrë vendin nga shinat e botës demokratike.
tha ai. Në debatin parlamentar për programin qeverisës 2013-2017 Rama iu referua edhe shifrave të publikuara së fundi nga INSTAT-i, që raportojnë rritje të nivelit të varfërisë në vend, gjatë katër viteve të fundit. "Krahu i armatosur me shifra të rreme i qeverisë së ikur, INSTA-i dora vetë, sapo publikoi një dokument ku thotë se në katër vitet e fundit, varfëria nuk është tkurrur, por është futur më thellë. Sipas tij, varfëria nga 12.4% është rritur në 13.4%, ç'ka do të thotë se vetë INSTAT-i pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë", deklaroi Rama. Ndër të tjera ai ironizoi edhe akuzat ndaj ish ministres së Integrimit. “Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur”, tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com