Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe disa vendeve të tjera evropiane për mosnjohjen e legjitimitetit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, “është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov, vlerësoi vendimin e BE-së dhe të disa vendeve evropiane për të mos njohur legjitimitetin e Alexander Lukashenko i cili filloi detyrën duke u betuar më 23 shtator.
“Këto vendime janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Këto vendime, nuk kontribuojnë kategorikisht në zhvillimin e dialogut. Vendet në fjalë do të ngadalësojnë dhe do të vështirësojnë dialogun me Bjellorusinë. Në të vërtetë, këto janë ndërhyrje indirekte në punët e brendshme të Bjellorusisë”, tha Peskov duke bërë të ditur se “nuk i mirëpresin” -vendime të tilla.
Kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bjellorusisë, tha Peskov, duke shtuar se “Bjellorusia dhe Rusia janë vende sovrane që formojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura prej vendeve të tjera”.
Alexandër Lukashenko që prej vitit 1994 është zgjedhur president 5 herë njëra pas tjetrës dhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht u deklarua që ai fitoi sërish me 80,1 për qind, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya mundi të marrë 10,12 për qind.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
26 Dhjetor, 17:14
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12