Reagon Sarkozi: Nuk kam gisht
në akuzat ndaj Strauss Kahn

Reagon Sarkozi: Nuk kam gisht <br />në akuzat ndaj Strauss Kahn
PARIS-Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka hedhur poshtë pretendimet e ish kreut të FMN, Dominik Strauss-Kahn se akuzat ndaj tij për përfshirje në një skandal seksual u orkestruan nga kundërshtarët politikë, duke nënkuptuar zotin Sarkozi dhe partinë e tij.

Presidenti i Francës u tha gazetarëve se Strauss Kahn duhet të ruajë qetësinë dhe "’tja kursejë Francës këto komente dhe vërejtje”.
Sipas Sarkozi, Kahn duhet të sqarojë problemet e tij me ligjin, ndërsa hodhi poshtë cdo pretendim se gjitcka në lidhje me akuzat ndaj tij ishte një kurth nga kundërshtarët politikë, me qëllim për ta penguar atë të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.

Z. Strauss-Kahn në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” theksoi se ngjarjet që lidhen më akuzat ndja tij për një sulm seksual, kishin prapavijë të pastër politike. Sipas gazetës “The Gaurdian” me këtë deklaratë Kahn i referohej Sarkozisë dhe partisë së tij Unioni per nje Levizje Popullore (UMP).

Strauss-Kahn u detyrua të japë dorëheqjen e tij si kreu i FMN në maj të vitit të kaluar, kur ai u arrestua në Nju Jork dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një pastrueseje hoteli. Edhe pse kjo akuzë ra, ndaj Kahn u formuluan sërish akuza të reja sic ishte ajo e përfshirjes në një rrjet prostitucioni.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari